Justin Bieber bëhet me motër, vjen në jetë Bay

Justin Bieber është bërë me motër të vogël.

Babi Jeremy Bieber dhe njerka e tij Chelsey mirëpritën vogëlushen në jetë të enjten.

Vajza e sapolindur është pagëzuar me emrin Bay Bieber.

Babi i ylli i të popit zbuloi në shkurt, shumë shpejt pas martesës së tij në Xhamajka me Chelsey, se ishin duke pritur fëmijën e tyre të parë së bashku.

Justin ka publikuar një foto të motrës së tij në Instagram.

"Njihuni me Bieber-in më të ri, motrën time të vogël Bay Bieber,"-shkruan ai.

Jeremy gjithashtu ka një djalë Jaxon, 8 dhe një vajzë Jazmyn, 10 nga marrëdhënia e mëparshme ndërsa Chelsey është nënë e një vajze po nga një marrëdhënie tjetër.

EMISIONET