Jurgen Klopp, vazhdon ta thumbojë kapitenin e Real Madridit, Sergio Ramos, edhe dy muaj pas përfundimit të finales së Ligës së Kampionëve. .

Në një intervistë pë "Sport" Klopp ka thënë se preferon që më mirë të humbasë e jo të fitojë sikur ai.

"Nuk dua të fitoj në çdo mënyrë. Natyrisht, unë do të doja që të bëhem fitues i Ligës së Kampionëve, e nuk do ta riktheja titullin nëse dikush do të kishte ankesa. Unë nuk pres që Ramos ta kthejë trofeun, unë vetëm pres që ai të mendojë pak për jetën e tij në situata të caktuara. Ka mundur të jetë rastësi, por Salah ishte përjashtuar nga loja në një fazë të jashtëzakonshme të jetës së tij futbollistike.

“Shumë njerëz thonë se këto gjëra ndodhin, por nëse ky mesazh përçohet te fëmijët, se asgjë nuk përjashtohet dhe gjithçka është për të fituar, atëherë do të jem i lumtur që të largohem nga ky planet pas 40 vitesh.

“A jam humbës i mirë? Jo, por gjatë përgatitjeve tona kemi biseduar për Ramosin sepse ai ka ndikuar në finalen e kaluar me një simulim dhe karton të kuq (për Juan Cuadradon) ndaj Juventusit. Real Madridi ka merituar që ta fitojë Ligën e Kampionëve, askush nuk e konteston një gjë të tillë, por ky veprim i Ramos është mjaft antisportiv."-tha Kloop. 



/Ora News.tv/