Aktori i mirënjohur i humorit por jo vetëm, Julian Deda, ishte i ftuari i kësaj të premteje në emisionin "BOOM" me Fjori Dardhën dhe Rozana Radin.

Mes notave të humorit dhe ironisë që e karakterizon, Jul Deda, nuk mund të linte ka skanuar ngjarjen e fundit të aktualitetit, kapjen e 613 kg kokaine në Durrës.

Ai zbuloi gjithashtu se nuk ka provuar në jetë as hashash dhe as kokainë.

Julian Deda: Njeriu po nuk u grind nuk është njeri, njerëzit që grinden janë inteligjentë.E ka thënë një miku im nga Franca.Inteligjencën nuk e krijoj vetë, nuk më buron mua, inteligjenca na vjen nga jashtë shtetit neve. Ka filluar të na vijë inteligjenca me banane, hap banane inteligjencë.

Fjori Dardha: Me kanabisin nuk jemi fort mirë.

Julian Deda: Ka rënë kilja e kanabisit, më raftë pika...

Rozana Radi: Kë ke provuar nga të dyja?

Julian Deda: Asnjërën, të betohem.

Fjori Dardha: Çfarë artisti je?

Julian Deda: Artist leshi (qesh). Atë inteligjencën, që të mos ja themi emrin kokainës.. Kur të bëhem deputet do të marr kokainë.


/Ora News.tv/