Aktori Jul Deda, i ftuar në ‘Mos i fol shoferit’ nga Rudina Dembacaj ka treguar një moment kur ka bërë një veprim që nuk duhej në shkollë. Në bashkëpunim me Ledion Lakon, kanë bërë detyrën e gabuar dhe profesori i Akademisë është drejtuar të marrë vërejtje.

“Në vit të parë, ne bënim etydet, mirëpo ishin pa fjalë dhe më pas kaluam tek etydet me partner, por pa fjalë. Në vit të parë është kategorikisht e ndaluar të futesh në karakter, jo se të vret njeri por nuk je gati dhe mund të bësh një punë të gabuar. Ne kemi patur një pedagog që quhej Niko Kangjeri dhe për mua ka qenë më i miri i Akademisë i asaj kohe. Ishte shumë kërkues, shumë analitik dhe na ruante nga këto devianca të panatyrshme. Thoshte kështu, ne do ti bëjmë sic janë për tu bërë. Një herë vetëm pa fjalë pastaj me partnerin pa fjalë.

Ne bëmë një etyd që i dogjëm këto etapa. Filluam të flisnim si gangstera, e pa këtë dhe u lemeris. Na pyeti kush jua ka thënë këtë dhe ne u drejtuam nga Ledio. Jo se ishte 100% faji i tij, por e kishte propozuar. Nuk na paralajmëruan por ishte një vërejtje. Niko doli vetë jashtë dhe po ta bënte ai këtë veprim ishte tepër e frikshme për ne,” – u shpreh ai.

Por profesori nuk i dha paralajmërim pasi ishin studentë të mirë dhe nuk mungonin pothuajse asnjëherë në shkollë.

/Ora News.tv/