Ju refuzua azili, të riatdhesuarit zgjedhin arsimin profesional

Ju refuzua azili, të riatdhesuarit zgjedhin arsimin profesional

Shkollat profesionale janë para si mundësi studimi për familjet e riatdhesuara. Pasi provuan azilin, kërkesë e cila është refuzuara nga autoritetet e huaja, nxënësit kanë nisur të studiojnë në shkollat profesionale me qëllim fitimin e një zanati.  

Lediana Doburshit dhe familjes së saj iu desh të niste gjithçka nga e para kur u kthyen nga Gjermania. Ashtu sikundër mijëra shqiptarë, ata provuan të kërkonin azil, kërkesë e cila iu refuzua përfundimisht pas 1 viti e gjysëm tentativash. Nga kampet, tek shtëpitë e të njohurve në Gjermani, Lediana sot ulet në bankat e shkollës profesionale në  Kamëz në degën e Teknologjisë së Informacionit.

Lediana Doburshi: “Ishim në Gjermani dhe qëndruam 1 vit e 5 muaj. Në fillim ishim në kamp pastaj morëm banesë. Mbas 1 viti e gjysmë na thanë që duhet të ktheheshim në Shqipëri. Rikthimi ishte pak i vështirë pasi ishim mësuar me jetën atje por u ambjentuam.”

Leonora Ruçi është një tjetër nxënëse e kësaj shkolle. Ajo është në vitin e 4 në degën e Shëbimit Social. Edhe Leonora para 1 viti provoi sfidën e azilit, por në Holandë.

Leonora Ruçi: “Shkuam në azil para 2 vitesh në Hollandë dhe qëndruam 4 muaj e gjysmë, për fat të keq nuk na mbajtën. Na dhanë negativin dhe duhet të ktheheshim në Shqipëri. Famija ime përbërhet nga 8 anëtarë. Kur u kthyem duhet të nisnim gjithçka nga fillimi.”

Ndërsa Sonila Bregu ka zgjedhur Shërbimin Shëndetësor Sociale, kujdestare për moshën e tretë ose për fëmijët e moshës pediatrike. Nuk ka provuar azilin, por sheh mundësinë e tregut të punës jashtë Shqipërisë.

Sonila Bregu: “Kur dëgjova se në Shqipëri kishte një shkollë për këtë profesion vendosa që ta zgjidhja sepse më pëlqen shumë si profesion.”

Këtë qendër multifuknsionale në Kamëz e kanë zgjedhur më së shumti familjet e rikthyera në Shqipëri, edhe për shkak të dëshirë për të fituar një zanat pasi kanë humbur muaj apo vite shkollë. Akutalisht studiojnë 1736 nxënës por Drejtori i shkollës thotë se kërkesat janë më ta larta se kapacitetet.

“Fatkeqësisht nuk kemi kapacitet aq të madh sepse mund të merrnim dyfishin apo trefishin e nxënësve në shkollë.”

Kjo qendër multifunksionale profesionle mbështetet nga Ambasada Gjemane dhe GIZ  që nga viti 2012 në mbikqyerje, asistecë por edhe në financime bashkë me qeverinë shqiptare në rikonstruksione.

Qendra gjermane e informacionet raportoi se në 6 muajt e parë të këtij viti, 4500 shqiptarë azilkërkues janë riatdhesuar. 

EMISIONET