Ju mund të vdisni nga sindroma e zemrës së thyer

Ju mund të vdisni nga sindroma e zemrës së thyer

Personat që kanë përjetuar një histori të dhimbshme dashurie, nga e cila i është thyer zemra është një fenomen i vërtetë që mund të marrë jetën e njeriut.

Zemra juaj mund të thyhet në gjysmë nga dhimbjet emocionale apo stresi intensiv.

Fenomeni i "sindromës së zemrës së thyer", i njohur edhe si kardiomiopatia e Takotsubo ose kardiomiopatia e stresit, u zbulua në vitin 1990 në Japoni dhe prek kryesisht gratë.

Kardiologia Nicole Harkin, profesoreshë e Universitetit të Nju Jorkut tha: “Sindroma e zemrës së thyer ndodh kur funksioni i pompës së zemrës së një personi ulet në nivelin e stresit fizik ose emocional. Nuk dihet ekzaktësisht se pse ndodh, por dyshohet të jetë për shkak të efekteve të dëmshme që shkaktohet nga përbërja organike e katekolaminës.”

Studimi i bërë nga ajo, së bashku me një grup tregon se një zemër e thyer mund të jetë e vështirë për tu diagnostikuar pasi simptomat janë pothuajse identike me atë të një sulmi në zemër, duke përfshirë dhimbjen në gjoks.

EMISIONET