"Ju flet Moska": Zgjidhje e re apo e vjetër amerikane për krizën tonë?

"Ju flet Moska": Zgjidhje e re apo e vjetër amerikane për

Emisioni "Ju flet Moska" i Kastriot Myftaraj në RTV Ora analizoi mbrëmjen e sotme krizën politike në vend dhe zgjidhjen e mundshme për të tejkaluar këtë situatë. 

Myftaraj: Kriza politike që po ndodh në Shqipëri me djegien e mandateve nga PD dhe opozita e bashkuar në përgjithësi ka shkuar këto ditë në Amerikë para se Amerika të vijë këtu për të zgjidhur krizën siç presin të gjithë më një ndërhyrje amerikane siç ka ndodhur dhe herë të tjera. 

Kur them që kriza ka shkuar në Amerikë, që Prokuroria shqiptare ka marrë në pyetje krerët e PD-së për çështjen e një sponsorizimi që ata kanë bërë në SHBA për të marrë takime, për të siguruar publicitet, një gjë e njohur për partitë shqiptare. Bëhet fjalë për një shumë prej 750 mijë dollarësh, e cila sipas prokurorisë dhe të dhënave që ka marrë në Amerikë shkon përtej shumë së deklaruar nga PD çka dënohet sipas legjislacionit në fuqi. 

Meqenëse gjithçka ka ndodhur në Amerikë, autoritetet amerikane e dinë më mirë se të gjithë atë që ka ndodhur.Ajo që ka ndodhur mund të jetë e dënueshme ligjërisht por problemi kryesor nuk zgjidhet edhe nëse prokuroria do ti çojë në gjyq udhëheqësit e PD-së sepse ata kanë fshehur shumë për sponsorizime politike në SHBA. Që kur Edi Rama ka marrë kryesimin e PS në 2005 u bë e nevojshme që pala tjetër të paguajë shuma të mëdha për sponsorizime për të kundërpeshuar mbështetjen që ka Edi Rama nga Sorosi. Është makineri e tërë që punon pro Edi Ramës në Amerikë, makineria sorosiane dhe opozita përpiqet ta kundërbalancojë me veprime të tilla. Një periudhë opozita foli kundër Soros, tani ka heshtur dhe nuk flet më. 

Zgjidhja për krizën politike që po kalon Shqipëria është e sigurt se do të vijë nga SHBA por nuk është e sigurt nëse do të jetë një zgjidhje e re apo e vjetër. Sa më shumë qëndresë bëhet aq më shumë rritet hiearkia. Opozita është e detyruar të merret përsëri me Sorosin sepse në kurthin ku ka rënë në dyert e Prokurorisë shkon për shkak të Soros. Një zgjidhje e re amerikane do të ishte që të gjendet një mënyrë që të mos kenë detyrim partitë shqiptare që të bazohen te lobimi në Amerikë për të ndërtuar marrëdhëniet me SHBA. Funksionon për gjithë botën por vende të tjera e kundërbalancojnë me mënyrë të forta proteste

EMISIONET