"Ju flet Moska": Vlahutin për emigrantët islamikë dhe ish-ISIS-tët

"Ju flet Moska": Vlahutin për emigrantët islamikë dhe

Deklarata e Ambasadores së BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin, mbi mundësinë e ngritjes së kampeve për refugjatët dhe ish-luftëtarët e ISIS në vendin tonë ishte në fokus të analizës së emisionit "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj.

 Myftaraj: Zonja Vlahutin dha një përgjigje interesante. Bie në sy fakti se Vlahutin iu përgjigj vetëm një pjesë të pyetjes. Pyetja ishte: A do krijohen në Shqipëri kampet e refugjatëve dhe a do të strehohen ish-luftëtarët e ISIS. 

Vlahutin preferoi ti përgjigjet vetëm pjesë së dytë të pyetjes duke lënë në heshtjen pjesën e parë për kampet për refugjatët.Vlahutin tha se ideja se në Shqipëri do të ngrihet një qendër për strehimin e ish-luftëtarëve të ISIS për tu trajtuar ata është e pavërtetë dhe një keqkuptim i fjalëve që ka thënë kryeministri bullgar në një konferencë të mbajtur para tre javësh në Tiranë për lufën kundër radikalizmit të dhunshëm. Ajo tha se në Shqipëri do të ngrihet vetëm një qendër studimore. 

Në këto qendra ku strehohen këto kryen dhe studime nuk është e çuditshme. Por është paradoksale kur Vlahutin thotë nuk do strehohen radikalë islamikë por do ngrihet një qendër studimore për ti studiuar. Kur thotë Vlahutin do të ngrihet një qendër dhe do jetë studimore nënkuptohet që do të vijë materiali studimor, xhihadistët. 

Xhihadistët e Ballkanit dhe ca më gjerë.Meqenëse këta përbëjnë rrezik në vendet ku janë, askush nuk i do, hajde ti mbledhim në Shqipëri dhe çfarë bëjnë në Shqipëri është kosto e Shqipërisë.Situata është shumë alarmante dhe diçka e keqe po i përgatitet këtij vendi dhe kjo diçka e keqe nuk do të ndodhë në një kontinent tjetër por mbi kokat tuaja.

EMISIONET