"Ju flet Moska": Veç rryma elektrike s'kalon dot kufirin me Kosovën

Paralel me rrugën automobilistike kalojnë linja të transmetimit të energjisë elektrike.

Kështu ndodh pak a shumë me Rrugën e Kombit. Paralel me këtë autostradë u ndërtua në 2016 me financim gjerman, një autostradë energjitike, linja e interkonjeksionit nga Shqipëria në Kosovë.

Kjo linjë interkonjeksioni ka kushtuar 75 mln euro, është 241 km e gjatë. Që nga 2016 ka përfunduar së ndërtuar, por ende nuk është vënë në punë, sepse thonë se duhet të japë leje Serbia.

Duke e çuditshme kjo, sepse me të njëjtën logjikë duhet ti kërkojë lejë Serbisë për në Rrugën e Kombit, nëse duhet të kalojmë në Morinë.

BE në kuadër të politikës së tij për rritjen dhe zhvillimin energjitik të Ballkanit ka krijuar në fillim të viteve 2000 Komunitetin e Energjisë të Evropës Juglindore, ku bëjnë pjesë vendet kandidate për në BE, plus Ukrainën dhe Gjeorgjinë që nuk janë pjesë e rajonit.

Serbia duke dashur të marrë financime të mëdha nga BE dhe në fakt ka marrë financime, është zotuar se nuk do ti nxjerrë pengesa Kosovës në fushën energjitike.

Çështja është në përcaktimin që Serbia të pranojë kufirin energjitik të Kosovës, që shkon më kufirin shtetëror. Kështu Serbia duhet të pranojë në organizmat ndërkombëtarë që në Morinë nuk është kufiri i Serbisë, por është më tutje.

Kur linja u bë gati, u kërkua kjo leje dhe Serbia nuk e mbajti fjalën. Komuniteti i Energjisë i la afat deri në dhjetor 2016, që Serbia të tërhiqet kundërshtimin e saj.

Serbia nuk e dëgjoi Brukselin, por edhe nuk u ndëshkua. Vazhdoi të merrte financime për projektet e saj energjitike.

Kjo linjë vazhdon të mbetet në gjë e bukur, por pa vlerë reale.

Del se energjia elektrike që nuk e kalon dot kufirin me Kosovën.

Kjo ndodh se kërkohet të vazhdohet varësia energjitike e Shqipërisë nga Serbia.

Shqipëria në kohën e komunizmit u bë me vullnetin e saj e varur energjikisht nga Jugosllavia.

Alternative do kishte qenë një linjë nënujore me Italinë, që quhej një herezi e madhe për regjimin e Enver Hoxhës.

Problemi është se edhe pas viteve 1990 kur Italia na i bëri këtë propozim ne e refuzuam. E përfitoi Mali i Zi dhe kjo linjë përfundon tani në 2019. Mali i Zi përbën një qendër energjitike të rëndësishme në Ballkan sepse ka në dorë çelsin e linjës që e lidh me Evropën Perëndimore.

Ne kemi mbetur përsëri në varësinë e Serbisë derisa të përfundojë linja me Maqedoninë që do na lidhë me Bullgarinë.


EMISIONET