"Ju flet Moska": Ukraina shkakton përçarjen e ortodoksisë globale

"Ju flet Moska": Ukraina shkakton përçarjen e

Sot në kryeqytetin e Ukrainës, në Kiev u mbajtën ceremonitë përfundimtare për pavarësimin e Kishës Ortodokse të Ukrainës.

Prej sot kemi një kishë autoqefale të re dhe të madhe në botë. Që ditën e shtunë Patriarku Bartholomeu firmosi atë që quhet tomosi, aktin e autoqefalisë dhe sot ky akt u paraqit në Kiev me bujë të madhe, me praninë e Presidentit të Ukrainës, Poroshenko.

Deri më sot Kisha ukrainase ishte e varur nga Kisha ruse.

Kjo ngjarje ka një rëndësi të madhe për shkëputjen e vasalitetit të Ukrainës me Rusinë, sepse Kisha Ortodokse ruse është një aleate e Kremlinit. Vetë Patriarku i Rusisë është një mik i ngushtë i Presidentit Putin.

SHBA kanë pasur një ndikim shumë të madh në pavarësimin e kishës ukrainase, sepse e vetme Ukraina nuk ja dilte dot, sepse ka pasur një presion ndaj Patruiarkut Bartholomeu, që ai mos e nënshkruante tomosin. Presioni i vinte nga Moska.

Presioni vinte dhe nga kishat e tjera pro ruse, Greqia, Serbia. Por vetë dëshira e patriarkut nuk ka qenë për nënshkrimin e tomosit të autoqefalisë, por ka pasur një presion të madh amerikan.

Amerikanët e dinë mirë se Ukraina nuk mund të jetë e pavarur duke pasur kishën të varur nga Moska.

Kisha ruse ka thënë që të gjitha kishat që do ta njohin kishën ukrainase nuk i njeh më. Çdo veprim që qytetarët rusë do të bëjnë në këto Kisha i ve ata në pozitën e përjashtimit nga kisha ruse. Gjithashtu  ka ndërprerë lidhjen me Patriarkanën Ikumenike të Stambollit.

Edhe Kisha Ortodokse Autoqefale Ahqiptare ka mbajtur një qëndrim të dyfishtë. Kryepeshkopi Janullatos tha se ai nuk e pranon prerjen e marrëdhënieve me Patriarkanën e Stambollit të paralajmëruar nga Kisha ruse. Nga ana tjetër tha se njohja e njëanshme e kishave nuk është konstruktive.

Janullatos tha në thelb ka të drejtë Kisha ruse, por në formë ka të drejtë patriarku i Stambollit.

Këto janë procese gjeopolitike. Kisha shqiptare duhet të mbajë një qëndrim me njohje ose mos njohje. Edhe Tirana zyrtare politike, meqë ka mbajtur qëndrim Amerikak duhet të mbajë një qëndrim, sepse nuk është më çështje fetare, por edhe shtetërore.


EMISIONET