"Ju flet Moska": Të dhëna financiare të koncesionarit të aeroportit

"Ju flet Moska": Të dhëna financiare të koncesionarit

Në emisionin "Ju flet Moska", Kastriot Myftaraj ka folur me shifra për aeroportin e Rinasit. Ai ka publikuar shumat e fituara nga koncesionari në 12 vjet.

Myftaraj: Kur u dha koncesioni i Rinasit në 2004 sipas rreëgullave të koncesioneve u bë një skenar bazë. Në një periudhë afatgjatë mendohet sa të ardhura do të nxjerrë aeroporti

Në 2018 një kompania auditimi ndërkombëtare bëri auditimin e koncesionit dhe bëri zbulime të jashtëzakonshme, që tregojnë se koncesioni ishte dhënë në mënyrën më të papërgjegjshme

Skenari bazë për periudhën 2005-2017 parashikonte 257 mln euro.  Të ardhurat në këtë periudhë janë 387 mln e 849 mijë euro, do të thotë me një sasi më të madhe se parashikimi 130 mln e 112 mijë euro, ose 50% më shumë se parashikimi.

Shpenzimet operative: Parashikimi në vitin 2004, 89 mln e 199 mijë euro. Në fakt nuk ishte e nevojshme për kaq, por u bënë 35% më pak. 131 mln e 325 mijë euro.

Po të ishte ndonjë kompani shqiptare shpenzimet operative do të fluturonin 2-3 fish.

Ekziston një term ndërkombëtar për matjen e të dhënave financiare që quhet EBITDA. Skenari bazë i EBITDA 168 mln u parashikua fitimi. Në fakt EBITDA doli 256 mln e 524 mijë euro, ndryshimi 87 mln euro.

Të ardhura faktike nga koncesioni në 12 vjet:

388 mln euro, 258 mln euro parashikimi, pra 50% më shumë. 149 mln euro,  parashikimi 66 mln euro, dmth fitimi neto i koncesionarit është 126% më i lartë se parashikimi në vitin 2004.

EMISIONET