Shpallja e Tiranës kryeqytet iështe në fokus të analizës së emisionit të sotëm "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj në Rtv Ora News.

Myftaraj: 99 vite më parë, 11 shkurt 1920, Tirana u bë kryeqyteti i Shqipërisë. Ishte një zgjedhje e bërë me një kompromis politik të errët. Askush nuk e mendonte Tiranën si kryeqytet atë kohë, Tirana ishte një fshat i madh osman pa minimumin e atyre strukturave që duhet të kishte një kryeqytet modern por edhe një qytet ballkanik.

Kryeqyteti i Shqipërisë ishte Durrësi në atë kohë, kishte diçka më tepër infrastrukturë se Tirana për shkak edhe të portit që kishte një lloj komunikimi me Europën. Tirana erdhi si pasojë e kompromisit politik të atyre atdhetarëve që bënë Kongresin e Lushnjes në janar 1920 me të cilin hodhën poshtë qeverinë tradhëtare të Durrësit që ishte qeveri kukull në shërbim të italianëve.

/Ora News.tv/