"Ju flet Moska" - Shqipëria po bëhet protektorat policor Europian

"Ju flet Moska" - Shqipëria po bëhet protektorat policor

Mbrëmjen e sotme moderator i “Ju Flet Moska” në RTV Ora, Kastriot Myftaraj trajtoi temën “Shqipëria po bëhet protektorat policor Europian”

Myftaraj: Shqipëria në vitin 1997, me operacionin Alba u bë për herë të parë protektorat ushtarak, për arsye humanitare. U fshinë 70 vjet shtet dhe Shqipëria u trajtua nga Europa dhe Amerika, si një nga shtetet e reja të dala pas shpërbërjes së federatave komuniste, Jugosllavisë dhe Bashkimi Sovjetik. Kjo duket në faktin se Shqipëria është i vetimi vend sot që ka një precencë të OSBE-së, që i asiston për shkak se kanë mangësi për sigurinë e brendshmë dhe të jashtme sidomos. Siguri e jashtme e kam fjalën që të mos eksportohet kriminalitet dhe terrorizëm ndaj vendeve të tjera. Me ardhjen e OSBE-së dhe operacionet policore italiane  veprojnë këtu njësoj sikur të ishin në Itali dhe mirë bëjën. Gjithashtu vazhdojnë të thellohen këto forca të posaçme. E kam fjalën për Frontex ne kemi një marrëveshje që është më e thelluar se në të gjitha vendet e tjera ku ata kanë të drejtë të kontrollojnë territorin. 

Por në Shqipëri ata i kryejnë këto kontrolle sikur të mos kishte shtet.  Ne vazhdojmë të konfirmojmë se e vetmja zgjidhje që i mbetet Europës është ta vërë Shqipërinë në protektorat policor, pasi ka provuar dy herë protektoratin ushtarak.

EMISIONET