Në emisionin e tij "Ju flet Moska", Kastriot Myftaraj ka folur pë opozitën, që sipas tij ka më tepër e fytyrën e ish pushtetit.

Myftaraj: Ka një rregull të pashkruar  të politikës në botë aty ku bëhen zgjedhje demokratike që sa më i thellë është rezultati që një parti humb zgjedhjet aq më tepër i ndodh për të dytën herë, aq më tepër kjo parti duhet të largohet nga ai imazh e fytyrave politike me të cilat është e lidhur kjo humbje.

Opozita nuk duhet të paraqitet tek zgjedhësit si ish-pushteti, por duhet ti largohet pamjes së ish-pushtetit.

PD nuk e ka bërë këtë gjë, madje në vitin e 6 të opozitës duket sikur qoftë PD qoftë LSI vazhdojnë të ruajnë fytyrën e ish-pushteti.  Vërtet ndryshoi kryetari i partisë, dha dorëheqjen Berisha, erdhi Lulzim Basha, por Basha është më tepër fytyrë e ish-pushtetit sesa e opozitës, për arsye se ka qenë i lidhur me ish pushtetin. Ka mbajtur poste të larta.

/Ora News.tv/