"Ju Flet Moska" - Një pistë e errët e grabitjes në aeroport

"Ju Flet Moska" - Një pistë e errët e grabitjes në

Mbrëmjen e sotme në emisionin”Ju Flet Moska” moderator Kastriot Myftaraj trajtoi temën “një pistë e errët e grabitjes në aeroport”, ndërsa kritikon për mosreagimin drejtoreshën e mbikqyrjes së aeroporteve në Aviacionin Civil, Eda Gazheli, gruaja e ambasadorit shqiptar në Turqi, Gent Gazheli.

Kastriot Myftaraj: Në drejtorinë e Autoritetit të Aviacionit Civi ka një drejtori të mbikqyrjes së aeroporteve. Është një post shumë i rëndësishëm që duhet të fliste tani, personi përgjegjës. Të pyetej nga policia dhe prokuroria, por këtij nuk i përmendet emri. Pse?

Sepse është gruaja e ambasadorit tonë në Turqi. Është zonja Eda Gazheli, gruaja e zotit Gent Gazheli. Kur doli libri "Kurban", i Edi Ramës ka qenë kryefinancieri i PS-së. 

Në faqen zyrtare të Aviacionit Civil nuk gjen as emra e sa foto të drejtorëve të tjerë. Sikur të jenë mafia, se mafia i fsheh kështu. 

Kjo zonjë më shumë nuk rri në Shqipëri sesa rri. Pse duhet Gent Gazheli ta emëronte gruan drejtoreshë të mbikqyrjes së aeroporteve në Aviacionin Civil.

EMISIONET