"Ju flet Moska": Në Shqipëri, më shumë spiunazhe të huaja se ambasada

"Ju flet Moska": Në Shqipëri, më shumë spiunazhe

Në emisionin e tij "Ju flet Moska", Kastriot Myftaraj ka folur për shërbimet e fshehta të huaja në Shqipëri.

Myftaraj: Shqipëria ka marrëdhënie diplomatike me 115 shtete dhe nga këta 36 janë të përfaqësuar në Shqipëri me ambasada. Siç thuhet në fushën e marrëdhënieve diplomatike, ku përfshihet edhe inteligjenca, çdo vend që ka interes të hapë një ambasada në një vend tjetër, ka aq interesa sa të mbajë dhe një zyrë të shërbimit të fshehtë në atë vend.

Kam përdorur fjalën spiunazh, megjithëse shumica e shërbimeve të fshehta nuk vijnë në Shqipëri për spiunazh.

Fjala spiunazh ka fituar kuptimin e një fjale ombrellë që quhet dhe është një fjalë e kulturës popullore që krijon një impakt në mendjen e njerëzve.

Shërbimet e fshehtë në vende si Shqipëria janë edhe për të spiunuar për njëri-tjetrin. Vendet e vogla si Shqipëria janë vendet e eksperimenteve të mëdha.

Këto spiunazhe, një pjesë mund ti ndajmë të vendeve aleate por edhe të vendeve dashakeqe. Të vendeve aleate janë ato të vendeve të NATO, SHBA, Italia që janë të interesuara për kufizimin e ndikimit të vendeve dashakeqe, si Rusia. Janë të interesuara të kufizohet ndikimi kinez në Shqipëri.

Ka edhe shërbime dashakeqe, siç mund të jenë shërbimet ruse, serbe, kineze, të cilat veprojnë në aleancë, turke, greke, por jo vetëm këta.

Këtu veprojnë edhe shërbime të fshehta të vendeve që në pamje të parë duken se nuk kanë interes, por veprojnë për llogari të vendeve të tjera.

EMISIONET