“Ju flet Moska”: Nafta produkt pa markë është krim ekonomik

“Ju flet Moska”: Nafta produkt pa markë është krim

Emisioni “Ju flet Moska” i Kastriot Myftaraj denoncoi shitjen e naftës pa markë nga rafineria e Ballshit, apo ARMO, në treg.

Myftaraj deklaroi se shitja e një produkti pa markë është krim ekonomik dhe si i tillë ftoi prokurorinë të hetojë këtë çështje.

Kastriot Muftaraj: Është një e vërtetë e thjeshtë ajo që çdo produkt duhet të ketë një markë.Është dhe detyrim ligjor. Nëse në çdo dyqan lagjeje në periferi apo dhe në fshat do të ketë shishe me ujë pa etiketa që tregojnë markën e fabrikës që e ka prodhuar, kuptohet markë e certifikuar dhe regjistruar, organet tatimore do ti konfiskojnë, do gjobitin personin që ishte dhe në rast përsëritje do të marrin masa më të ashpra.

Por në Shqipëri ka një biznes prej qindra milionë eurosh në vit që bën tregti pa asnjë markë të regjistruar në bashkëpunim të plotë me qeverinë, të gjitha organet ligjzbatuese dhe kontrolluese. Është pikërisht rafineria e naftës në Ballsh ku sot pati një shpërthim si për të na kujtuar këtë problematikë.

Në foto në dy anët shikoni dy Ministra që kanë futur në mes qytetar amerikan që në SHBA është penalizuar duke u përjashtuar nga të gjitha pjesmarrjet, tendera shtetërorë për shkak të shpërdorimeve që ka bërë dhe borxheve që ka. Ky person erdhi vjet në Shqipëri me një kompani të krijuar në offshore në ishujt Virxhinë, me këtë kompani mori në përdorim ARMO-n në Ballsh. Midis këtij dhe Ahmetaj në foto është një person që dihet se është zotëruesi i vërtetë i kompanisë me bekimin e Ramës.

Kemi një ligj në fuqi, ligji 8450 dt 24 shkurt 1999 për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre. Ligji është ndryshuar disa herë, herën e fundit është ndryshuar në mënyrë rrënjësore me ligjin 71 të vitit 2014, është ndryshuar nga shumica parlamentare e sotme. Sipas ligjit në fuqi me të cilin duhet të veprojë dhe rafineria e Ballshit, stacionet e shitjes së karburanteve duhet të vërtetojnë me dokumentacionin përkatës që produktin apo shërbimin që ofrojnë i përket markës që reklamojnë.

Çdo stacion, pikë karburanti i shitjes me pakicë ka detyrimin të vërtetojë që nafta apo benzina që ai shet i përket markës që reklamon, pra duhet të reklamojë dhe markën. Dhe që të mundet pika e shitjes me pakicë ta bëjë këtë gjë duhet të ekzistojë  marka e karburantit, naftës apo benzinës e regjistruar.

Ky detyrim fillon që nga rafineritë, neni 12/6 i këtij ligji thotë: “rafineritë e naftës përgjigjen për markën e prodhimit dhe cilësinë e nënprodukteve të prodhuara prej tyre”.

Pra rafineria duhet të ketë një markë, marka duhet të jetë e regjistruar dhe kjo markë prodhimi tani duhet të afishohet që nga rafineria tek automjetet e saj, tek kompanitë me shumicë që e transportojnë, tek ato të shitjes me pakicë është detyrim ligjor marka e rafinerisë.

Në faqen zyrtare të kompanisë IRTC që zotëron ARMO-n  mbretëron heshtja sa i përket markës së këtij produkti. Nëse hapim tek produkti aty thuhet se kjo rafineri prodhon diesel.

Nafta diesel e prodhuar në rafinerinë tonë është me shumë pak squfur, 90 miligram për litër dhe me këtë plotëson standartet e BE, thotë.

Por nëse është e vërtetë duhet të jetë një markë  e regjistruar e kësaj kompanie, ku është e regjistuar, nuk ekziston një markë e tillë.

Çfarë thuhet tek shpërndarja e produktit? Thuhet se: ‘Sapo prodhohet dhe testohet prodhimi jonë i naftës ai dërgohet tek klientët tanë’.

Në rastin e IRTC, mënyra kryesore e shpërndarjes janë anijet dhe këto tanket, autobotët e rrugëve. Ku janë këto, ku kanë logon e markës, nëse kanë kompanitë e shumicës ku e kanë?

Kemi një produket që shitet pa markë në kundërshtim me ligjin.

Shitet pa markë se nuk mund të marrë markë sepse kjo naftë përzihet me naftën që vjen nga importi. Kjo pasi vetë është krejt jashtë standartit, nafta që del nga rafineria e Ballshit. Shteti i mbyll sytë, e lejon të dalë në treg pa markë, e marrin disa kompani të ndryshme dhe e përziejnë.Janë kompani Gega Oil, Europetrol Durrës, Genklaudis etj.

I bëj thirje prokurorisë, krimit ekonomik të merret me këto. Një produkt pa markë që qarkullon qindra milionë euro, që ka kapur 40% të tregut dhe Ministria e Ekonomisë dhe Financave thotë se ka kapacitet të kapë deri në 65% të tregut se merr naftën e Bankersit me një marrëveshje me qeverinë. Është detyra e Bankers ti japë 65% të naftës që nxjerr, me 1 milion tonë.

Kemi të bëjmë me një fakt shumë të rëndë, dëm shumë të madh për buxhetin e  shtetit, shëndetin e qytetarëve, mirëmbajtjen e makinave, të pajisjeve për mjedisin. I bëj thirrje prokurorisë që nëse nuk ka ndonjë arsye këtu të merret seriozisht me këtë çështje, e ka një sektor të krimit ekonomik, jam gati t’ua shpjegoj nëse nuk i kuptojnë këto punët e ofshoreve por mendoj se i kuptojnë më mirë se unë, se janë të specializuar.

EMISIONET