Mbrëmjen e sotme në emisionin "Ju flet Moska" në RTV Ora,  Kastriot Myftaraj komentoi artikullin e Elez Biberajt, ish-drejtor për Euroazinë në Zërin e Amerikës, pas takimit të kryeministrit Edi Rama me zyrtarin e lartë të DASH, Matthew Palmer.

Myftaraj thekson se Biberaj, në artikullin e tij prezantoi "Pakon Palmer".

Myftaraj: Në prag të kësaj ardhjeje të Palmer, Elez Biberaj ka dalë me një artikull të gjatë ku jep idetë për zgjidhjen e krizës politike.

Biberaj është një njeri i sekreteve të mëdha politike, ka peshë në zhillimet politike '90 sepse atëherë pak e njihnin Shqipërinë, duke qenë se nuk kishte as ambasadë. 

Biberaj në artikull ka paraqitur atë “Pako” që Palmer do t'ia vejë palëve në tryezë.

Pakoja Palmeraj, e zgjidhjes e paraqitur nga Biberaj pwrmban: Pakt kombëtar rifillues midis palëve.

Marrëveshje me synime të përbashkëta kombëtare.

Marrëveshje për zgjedhjet vendore.

Kthim në sistemin zgjedhor të përzier.

Ose 100% mazhoritar, pra 1 kandidat një zonë.

/Ora News.tv/