"Ju flet Moska" ka trajtuar sot çështjen e punëtorëve të rafinerisë së naftës në Ballsh. Myftaraj sqaron se kompania ARMO është një magazinë fiskale, e cila nuk paguan detyrimet e shtetit. Kjo gjë thotë Myftaraj duhet ti shpjegohet punëtorëve.

Kastriot Myftaraj: Punëtorët e rafinerisë së naftës ARMO në Ballsh janë në grevë për pagat e papaguara. 

Ata nuk e kuptojnë që një vit pas marrëveshjes së bujshme ku në prani të dy ministrave u tha se rafineria do të fillonte punë me një kompani të huaj, për të cilën u paraqit edhe një pronar që e kishte regjistruar kompaninë në offshore nuk marrin pagat. 

Tragjedia e këtyre punëtorëve është tragjedia më e drejtpërdrejtë e shqiptarëve me ARMO-n, një tragjedi më e gjërë edhe  ajo e banorëve që vuajnë nga ndotja në Ballsh. Një tragjedi më e gjerë, është, e të gjithë njerëzve në Shqipëri që janë të detyruar të konsumojnë naftën e dalë nga rafineria e ARMO-s. Ajo është jashtë çdo standardi dhe shpesh e përzierë me naftë tjetër të ardhur nga importi dhe që duhet të ishte në standardet europiane, si eurodiesel.

Punëtorët e Ballshit kanë shumë pyetje sot. Askush nuk u jep përgjigje, megjithëse ka shumë analiza në shtyp këto ditë me rastin e protestës së tyre, por edhe më herët me problemet që ka pasur ARMO.

Ajo që duhet të kuptojnë punëtorët e Ballshit si shkak të asaj që po ndodh është një fjalë që do të ishte e pakuptueshme jo vetëm për ata, por edhe për shumë studentë të diplomuar në shkenca ekonomike. E kam fjalën për termin magazinë fiskale.

Magazina fiskale është një shpikje e bërë për të mos paguar detyrimet ndaj shtetit, taksat nga një kompani që kryen veprimtari fitimprurëse. Pra shteti e shpall magazinë fiskale, detyrimet shënohen në letër, por në buxhetin e shtetit në llogaritë bankare të tatim-taksave nuk hyn gjë. Kjo kompani falimenton më vonë dhe gjithçka mbetet në letër.

Kam parlajmëruar që kompania IRTC  që ka marrë në përdorim  rafinerinë do të shpallë së shpejti falimentin dhe meqë ka statusin e magazinës fiskale do tja lerë shtetit në letër detyrimet e saj për tu zhdukur pa lënë gjurmë në botën e offshoreve. Pas kompanisë IRTC qëndrojnë të tjerë biznesmen. Është i njohur emri i tij Besnik Sula. Një familjar i tij është në bordin e drejtimit të kompanisë IRTC.

Ka qenë kompania TPED dhe i njëjti person, Mitat Sula shfaqet te kompania IRTC. Pra marrin me qira një biznesmen të failmentuar amerikan që kërkohet nga shteti për detyrime të papaguara.

Kjo skemë është bërë disa herë. 

E nisi Sali Berisha në kohën e qeverisjes së tij, Rama në 2013 nëse do të veporonte në zbatim të ligjit dhe me ndershmëri do kishte çuar direkt kompaninë ARMO në likujdim, do ta kishte çuar në prokurori gjithë atë skemë dhe ata njerëz që e bënë për të vjedhur naftën duke u shmangur nga tatimet.

Rama në vend të bëntë këtë gjë vendosi të marrë hua skemën e Berishës dhe ta bëjë tre herë resht.

Rama e përsosi skemën e vjedhjes së pasurive publike që kishte bërë Berisha. 

Largimi i kompanisë IRTC tregon që kjo skemë nuk vazhdon dot më, dhe duhet të hyjë prokuroria në këtë skemë.

Sepse ARMO ishte falimentuar në 2013, u bë një marrëveshje ku ju dha kompanistë TPEND, rafineria e FIerit iu dha kësaj kompanie. Një kompani tjetër Devero Oil mori rafinerinë e Ballshit, këto e merrnin për 1-1.5 vite deri në mars 2016. U mbyll historia e TPEND, sepse aksioneri i saj pas të cilit qëndronte Besnik Sula u arrestua për drogë. 

Bankat u japin kredi këtyre dhe këto kompani TPEND  të krijuara nga offshoret pas të cilave qëndrojnë njerëz të afërm të Ramës dhe Devero Oil dhe IRTC marrin kredi në banka dhe lihet si garanci pasuritë e ARMO-s që ishin pasuri publike. të gjitha këto kompani që kishin pasur në pronësi ARMO-n kishin detyrime ndaj buxhetit të shtetit. 

Ashtu siç bëhen punët në Shqipëri, bankat morën rafinerinë e Ballshit dhe të Fierit. Janë ndërtuar tre kompani offshore që e kanë marrë në përdorim. Janë bankat që ua japin në përdorim në marrëveshje me shtetin që e shpall magazinë fiskale dhe  shkruan në letër detyrimet. 

Nga ana tjetër janë azerët që juridikisht janë pronarë sepse e kanë marrë kompaninë në 2013. 

Tani ka ardhur koha që me tërë këtë dosje të merret prokuroria. 

Prokuroria e Përgjithshme, zonja Marku duhet t'i përgjigjet një pyetje të thjeshtë: Çfarë nafte përdor ajo në makinën e saj kur furnizohet?  

Sepse rafineria ka të drejtë të tregojë çfarë marke shet. Pra ka ardhur koha të mbarojë loja e offshoreve që nisi Saliu. Nuk e vazhdon dot Edi. Duhet të mbyllet dhe të shkojë në Prokuroria gjithë kjo dosje.


/Ora News.tv/