Kastriot Myftaraj në emisionin e tij "Ju flet Moska" ka folur për kodin penal, për të cilin, kryeministri Rama ka propozuar një paketë ndryshimesh.

Kastrit Myftaraj: Kryeministri e mban me vete Kodin Penal dhe luan me të. E ka si një lodër të bukur.

Dje ka mbajtur një fjalim ku ka folur për një paketë ndryshimesh në kodin penal. Kjo nuk është punë e qeverisë, ndryshimet në ligjet organike që të jenë jetëgjata duhet të iniciohen nga komisione të specializuara.

Pas reformës në drejtësi kryeministri do të merret me kodin penal. Por, ka një problem. Që kur ka ardhur Rama në pushtet, nga shtatori i 2013 deri më sot, shumica parlamentare e drejtuar prej tij ka ndërhyrë në 60 nene.

Kodi penal ka 334 nene, por gjysma prej tyre janë të paprekshëm.

Kryeministri praktikisht duke ndërhyrë 60 herë në kodin penal ka ndërhyrë në 1 të 3 e neneve që ka mundësi praktike dhe interes të ndërhyjë.

6 vjet u mor me reformën në drejtësi, tani flet për një paketë ndërhyrjesh. Kjo paketë ndërhyrë është një pako e madhe.

I gjithë problemeve të ndryshimeve të kryeministrit në kodin penal është se nuk dënon ata që kanë përgjegjësi zyrtare. Pra Rama nuk flet për një ndryshim në atë zinxhirin e përgjegjësi penale.

/Ora News.tv/