"Ju Flet Moska": Katastrofa gjermane - mësimi i harruar nga viti 1954

"Ju Flet Moska": Katastrofa gjermane - mësimi i harruar nga viti

Humbja e Gjermanisë dhe skualifikimi nga Botërori Rusi 2018 ka frymëzuar Kastriot Myftarajn për të analizuar këtë katastrofë gjermane siç e quan ai. Në emisionin e tij "Ju flet Moska", ai thotë se kjo katastrofë gjermane është një mësim i harruar nga vitit 1954, kur Gjermania fitoi për herë të parë Kampionatin Botëror.

Myftaraj: Gjermania u largua nga botërori i futbollit që në grupin eleminator, shumë e pazakonshme, por a është kjo katastrofë gjermane diçka e veçuar apo është pasojë e një ndjenje katastrofe që kur e prekin shpirtin e këtij kombi siç ka treguar historia e çojnë thellë e më thellë katastrofën deri në një moment kur gjen mundësi të ringrihet.

Aleksandër Golant, një deputet i partisë Alternativa për Gjermaninë ka mbajtur një fjalim të shkëlqyer. Në këtë fjalim ai përshkruan situatën e katastrofës në Gjermaninë e sotme.

Është një klimë e nisur në 2015 me hapjen e kufijve për refugjatët, një klimë katastrofe dhe dëshpërimi në Gjermani. Një klimë që për herë të parë shihet që vendi të ketë humbur vetëbesimin. Këtu është me vend një mësim që del nga viti 1954 kur Gjermania fitoi për herë të parë Kampionatin Botëror të Futbollit. Është bërë një film për këtë në 2003 "Mbrekullia e Bernit" sepse ndodhi në Bern. Ata që e bënë këtë mrekulli ishin të frymëzuar edhe nga mrekullia e popullit të tyre që duke e pasur vendin të shkatërruar po bënin ringritjen e vendit.

EMISIONET