Kastriot Myftaraj sot në emisionin e tij "Ju flet Moska" ka folur për kompanitë e mëdha të prodhimit dhe shitjes së barnave dhe abuzimet që bëhen për të marrë përfitime të mëdha. 

Myftaraj: U bënë disa javë që në Greqi ka shpërthyer ai që quhet skandali Novartis. Novartis është një kompani shumë e madhe farmaceutike të shitjes së barnave në botë, me qendër në Zvicër.

Skandali nisi pasi FBI amerikan bëri një hetim për shkak të konkurrencës së padrejtë që firma, kompani të ndyrshme në tregun e ilacve i bëjnë kompanive amerikane, sepse FBI mbron interesat e kompanive amerikane, cdo shtet serioz e bën këtë përvec disa shteteve si Shqipëria.

Sipas dokumentave është vërtetuar se në këtë skandal për të favorizuar kompaninë Novartis që të shesë barna në Greqi në mënyrë të padrejtë, dmth është një seri skemash sesi shesin përtej nevojës.

Pra janë përzjerë për arsye fitimi, ministra, kyrmienistra, mjekë, farmacistë etj. FBI ka siguruar prova të sakta për të gjitha këto përgjime.

Kur shikon skandali Novartis në Greqi dhe shikon pozitën se Novartis është kompania nr 1 këtu për furnizimin e tregut me ilaçe të rimbursueshme.

Kur shikon se çfarë bëhen në Shqipëri për kompani të këtilla në favor të kompanive të tilla imagjino këtu duhet të ishte arrestuar....nuk e di.

Faktikisht nuk është vetëm Novartis por këtu dua të bëj një saktësim që mos shqetësohet ndonjë nga këto depot farmaceutike që ble prodhimet e Novartis. Këto janë lider në botë nga cilësia dhe nga të gjitha, nuk po vihet në dyshim cilësia.

Këtu po vihet në dyshim disa mënyra të tjera të përfitimit, pra mos shqetësohet askush nga kjo anë. Ilacet e hedhura në treg nga këto kompani janë shumë të mira. Nëse do të mbrojë interesat e kompanisë të cilat i shet ndonjë ilac secila nga këto ka zyrë përfaqësimi në Shqipëri që ska lidhje me depon farmaceutike, e njoh mirë këtë fushë dhe jam gati të përballem dhe në gjyq.

Është e çudtishme që në një treg të vogël si Shqipëria këto 5 kompani që janë 5 lidera në botë të prodhimit dhe shitjes së ilaceve kanë hapur zyra përfaqësimi falas për të ofruar konsulencë.

Pse e bëjnë këtë gjë?

Ato e bëjnë këtë sepse këto zyra përfaqësimi përdoren si zyra lobimi për të dhënë ato ryshfetet për të siguruar përfitime që janë disa herë më të mëdha se tregu shqiptar.

U bënë rreth 2 vjet që nuk del lista e barnave të rimbursueshme. Kjo ndodh sepse Novartis ka një ilaç me të cilin mbush tregun për talasemikët, ilac që e paguan shteti.

Ju do të thoni që pse mbeti Novartis të fitojë nga talasemikët në Shqipëri? Novartis vërtet i ka të ardhurat bruto më të mëdha se GDP e Shqipërisë, por kaq para këtu kaq atje në gjithë botën Novartis është kompani globale.

Të bën përshtypje fakti se vazhdojnë hyjnë mallrat në magazinat doganore. Për çfarë hyjnë?! Koncepti i magazinës doganore është kur një mall taksohet dhe tatohet.

Këtu bëhet fjalë që këto kompani abuzojnë me barna të shtrenjtë. Barna që trajtojnë spitalet onkologjike që shkojnë deri 2000-15000 euro.

Magazina doganore bëhet për të vjedhur. Në rastin e barnave duhe të ishte rruga e thjeshtë nga dogana në spiale.

Por jo, nuk është kështu. Nuk është kështu sepse ato magazinat doganore dihet si përdoren.

Këtu ka shumë për të thënë sepse është një treg që shteti jep 68 mln euro në vit. Çmimi në doganë shkon 190 mln euro dhe cmimi në treg shkon 240.

Po të shikosh në raport me rajonin këto i imponojnë cmimit deri në 3-4 herë më të larta. Dmth fitimi i këtyre është deri 3-4 herë se cmund të shisnin normalisht. Pra tregu shqiptar për këto shndërrohet baraz me të një vendi 3-4 herë më të madh se Shqipëria.

Loja me kartelat! Kartelat e të vdekurve në Shqipëri mbingarkohen me ilaçe. Të sëmurët e pashërueshëm e çon spitali në shtëpi dhe i thotë nuk kemi ca ti bëjmë më dhe e mbajnë hapur 60 ditë kartelën. Në këto 60 ditë shtojnë banra të shtrenjtë, shteti i rimburson dhe këto bëhen që të sigurohet fitimi për këto kompanitë shitëse. Këtu nuk e kam fjalën për depot farmaceutike.

10 mijë euro merr një mjek vetëm që të bëjë një kërkesë për një ilaç.


/Ora News.tv/