Kastriot Myftaraj në analizën e tij në emisionin "Ju flet Moska" ka folur për çështjen e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë. Sipas tij emri 'Maqedoni veriore' që ëshë dakorduar sot cënon edhe Shqipërinë.

Kastriot Myftaraj: Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë dhe Greqia janë dakordua sëfundmi dhe duket se kjo është marrëveshje përfundimtare për çështjen e emrit. Duke u dakorduar për emrin "Maqedonia Veriore".

Pasi u dhanë shumë opsione të emrit u arrit më në fut tek emërtimi gjeografik. Por mjafton ti hedhësh një sy hartës dhe harta flet shumë, për ata që dinë ta lexojnë.

Ky që po shikoni është një poster i kryengritjes së Ilindenit të vitit 1903. Shikoni një luftëtar maqedonas me një flamur maqedonas, apo që e quante veten maqedonas se në fakt kryengritja ishte bullgare.


Por nëse shikoni, kjo është harta që pretendonin për Maqedoninë, kryengritësit e Ilindenit. Në fakt kryengritja për Maqedoninë më VMRNO u krijua pasi Bullgarisë në Kongresin e Berlinit ia hoqën një pjesë të territoreve që i dha Rusia me traktatin e Shën Stefanit, pra ia ngushtuan kufijtë dhe në ato kufij të ngushtë lindi lëvizja për Maqedoninë.

Nëse shikoni këtë hartë dalloni në cepin e majtë poshtë liqenin e Ohrit, liqenet e Prespës. Pra mund të kuptoni fare mirë si hyn kjo hartë në territorin e Shqipërisë së sotme. Hyn në Greqi, në Bullgarinë e sotme. Pra e keni një ide!


Kjo është një hartë shumë interesante, një hartë e botuar në shtypin Jugosllav në gazetën Borba në vitin 1946 kur mbahej konferenca e Paqes në Paris për kufijtë dhe Jugosllavia e Titos kishte pretendime territoriale mbi bazën e lëvizjes politiko ushtarake maqedonase. Shikoni sesi në këtë hartë paraqitet maqedonia si e donin ata futet në Greqinë veriore, futet dhe në Shqipëri në atë skain e majtë poshtë hartës.

Me vijë të zezë është kufiri shtetëror i Shqipërisë.

Kemi të bëjmë me një koncept, kur themi Maqedonia Veriore është Maqedonia e sotme shtetërore, atëhere i bie që ka një Maqedoni jugore, që është në Greqi. Janë dy provinca të Greqisë që mbajnë emrin Maqedoni. Por  me logjikën hartografike i bie që është edhe Maqedonia Perëndimore dhe kjo ska ku të jetë tjetër përvecse në Shqipëri. I bie të jetë dhe Maqedonia Lindore, që është në Bullgarinë e sotme. Me këtë arsyetim që po bëj unë, disa vjet më parë shteti bullgar ka kundërshtuar emërtimin gjeografik duke thënë që emërtimi gjografik cënon territorin bullgar.

Por duket se nuk mendojnë kështu grekët, pasi ata kanë një Maqedoni brenda territorit të tyre. Në rastin tonë të Shqiptarëve ne nuk kemi ndonjë rajon që të quhet Maqedoni. Atëhere i bie të zgjerohet Maqedonia me këtë emërtim në territorin tonë, të paktën në aspiratë.

E gjithë politika shqiptare, që nga kryeministri, Presidenti, kreu i opozitës e përshëndetën marrëveshjen për emrin mes Greqisë dhe Maqedonisë pa menduar se a e cënon kjo Shqipërinë.

Realisht është një marrëveshje që e cënon Shqipërinë.

Tani, shumë interesant qëndrimi i Bullgarisë. Në fillim kur doli ky variant para një 6-7 vjetësh Bullgaria e kundërshtoi. Tani pse ndryshoi qëndrim Bullgaria?! Sepse vitin e kaluar në 2017 kryeministri Bullgar vizitoi Maqedoninë dhe varrin e Gollce Dellçevit në Shkup, kryetari të lëvizjes së Ilindenit.

Kryeministri Borisov dhe Zaev bënë homazhe në Shkup për kryengritjen e Ilindenit dhe me këtë u pajtua edhe Maqedonia tia njohë Bullgarisë të drejtën e saj mbi këtë të shkuar historike.

Pra Maqedonia ia pranon të drejtat historike mbi këtë lëvizje dhe mbi këtë lëvizje politiko ushtarake, Bullgaria heq dorë nga kundërshtimi. Kurse Shqipëria as flet fare, nuk ka asnjë qëndrim.

/Ora News.tv/