"Ju flet Moska": Drejtori i fondit BESA blen vendimet gjyqësore

"Ju flet Moska": Drejtori i fondit BESA blen vendimet gjyqësore

Fondi BESA ishte edhe mbreëmjen e sotme në fokus të emisonit "Ju flet Moska" të Kastriot Myftaraj.

Ky i fundit, paralajmërimit të drejtorit të fondit BESA, Bajram Muçaj, se do të përballen në gjyq iu përgjigj me dy fjalë: Fondi Mustafa.

Myftaraj ndërkohë akuzoi Muçaj për blerje të vendimeve gjyqësore, lidhur me një padi të ngritur nga Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave në 2008.

Lidhur me kërkesën e tij në BSH për tu kthyer në Bankë, Myftaraj i bëri thirrje Guvernatorit dhe Këshillit Mbikqyrës të BSH të jenë të kujdesshëm.

Kastriot Myftaraj. Bankieri më i madh  informal në Shqipëri, Bajram Muça, oligarku i vetëkrijuar me paratë e ndihmave të huaja dhe peshkaqeni i kredive nëse përdor një shprehje amerikane na kërcënon me gjyq. Është mësuar ky ti fitojë gjyqet me mënyrat e tij kështu. Kam dhe një vendim gjyqësor sot të këtij zotërisë, të Gjykatës së Lartë. Tre vendime, se ka kaluar në të tre shkallët, do të merrem me këtë vendim. Ka lobim të mirë ky në gjykatat e Shqipërisë. Do ti flas me kodin sorosian Bajram Muçës dhe ti hapë veshët mirë, Fonadacioni Mustafa.Nuk e kam fjalën për Xhevdet Mustafën. Do të plasë një top i madh në fekale sa Mali i Dajtit që do mbulojë Fondacionin Soros, Besa dhe ca Ambasada që janë rrotull tyre për turpin e tyre, me dokumenta të plota, dosje me fjongo të bukur që do ti shkojë SPAK-ut. Ti thonë dhe Soros atje nq Amerikë se cili është Fondi Mustafa se deri tani e dinë si Fondacioni Soros dhe çfarë u ka ndodhur deri tani tu duket si kartolinë. 

Bajram Muça pasi ka ndërruar 4-5 herë emrin e fondacionit, logon, duke e bërë OJF, institucion bankar, jo bankar, financiar, pasi ka funksionuar 23 vjet si bankë informale, duke ndërruar shumë emra dhe tituj por duke mbetur vetë drejtues.Ky zotëri i bën kërkesë BSH për tu kthyer në bankë. Deri tani ky ka funksionuar me para që vinë si ndihma të huaja për Shqipërinë dhe ky i ka dhënë kredi me % të larta se ka grabitur njerëzit. Tani nuk dihet si do jetë kjo bankë private apo publike, ky e ka kthyer në Sha. Fondacionin. Funksionon me rregullat e shoqërive tregtare. Të ketë kujdes Guvernatori i Bankës Gent Sejko, Këshilli Mbikqyrës i Bankës ku është dhe Arben Malaj që ka qenë Ministër i Financave në kohën e veprimtarisë së Bajramit se pastaj do të fillojnë të thonë njerëzit e ka marrë kestin e parë atëherë Beni dhe po merr kestin e dytë tani në bankë. Besoj do të jetë më i vëmendshëm këtë rradhë. 

Sesi i blen Bajrami vendimet gjyqësore dhe tërë punët e pista të Bajtramit janë pasqyruar në një vendim të Gjykatës së Lartë që Bajrami e ka blerë me para. Është fjala për një vendim të kolegjit civil të gjykatës së Lartë të datës 07.03.2013, në kohën e Berishës kur thoshin Berisha e ka në dorë gjykatën e lartë, merrte vendimet që donte. Bajrami e kishte në dorë në të gjitha kohërat me anë të parave. Do të kisha qejf të ballafaqohesha në gjykatë me këtë Bajramin. Kolegji Civili i Gjykatës së Lartë në emër të Republikës, Republikës së palaçove që kanë vjedhur këtë vend 27 vjet. Objekti: Shfuqizim akti administrativ 2899 dt 25.7.2008. Ky akt administrativ ishte një akt i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, e cila  kishte ushtruar një kontroll tek Fondacioni dhe kishte gjetur shkelje. Fondacioni nuk zbatonte rregullat për parandalimin e pastrimit të parave.

Fondacioni ato rregulla nuk i kishte zbatuar as kur ishte PD në pushtet, as kur ishte PS dhe nuk i zbaton as sot. As para 2005, as pas 2005, as pas 2013. Nuk është ndonjë gjë politike kjo. Nën/drejtori i asaj kohe të Parandalimit të Pastrimit të Parave është sot drejtues i një institucioni të rëndësishëm kontrolli nën qeverinë Rama. Nuk besoj se ka qenë ndonjë akt politik ky atëherë, Bajrami di ti blejë këto akte. Çfarë ndodhi? Fondacioni BESA padit Drejtorinë e Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe Gjykata e Tiranës vendos pranimin e kërkesë padisë së Bajramit dhe shfuqizimin e aktit administrativ të Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave. E kanë shkruar dhe gabim këtu në vendimin e Gjykatës, Drejtoria e Pastrimit të Parandalimit të Parave. Imagjino se çfarë vendimi është. Gjykata e Apelit vendos prishjen e vendimit të gjykatës së shkallës së parë dhe pushimin e gjykimit të çështjes. Hilja është se ankimin e ka bërë Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave ndaj gjykatës së shkallës së parë. Ka vendosr kundër Drejtiorisë, në interes të Bajramit. Kundër vendimit të Apelit paraqet rekurs Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të  Parave si dhe Avokatura e Shtetit, të cilët kërkojnë prishjen e vendimit të gjykatës së Apelit, kthimin e çështjes për gjykim në atë gjykatë me tjetër trup gjykues dhe parashtron shkaqet ligjore. 

E merr gjykata e Lartë dhe vendos se duhet lënë në fuqi vendimi i gjykatës së Apelit pasi Fondi BESA nuk ekziston më si person juridik pasi është likujduar, nuk rezulton në gjykim pasi të drejtat dhe detyrimet e palës paditëse i kanë kaluar një personi tjetër juridik. E vërteta është se në 26 dhjetor 2008 Bordi Drejtues i Fondit BESA kishte marrë vendim për shpërbërjen e Fondacionit dhe pasuria e tij i kalon OJF, Fondacionit ABC. Këto i krijon Bajrami të gjitha, shkrin një, krijon dy, e ka si metodë pune. Kjo ndodhi pas ngritjes së padisë. Gjykata nuk duhet të kishte lejuar, shkrirja e një Fondacioni sipas ligjit për OJF bëhet me vendim të gjykatësit përgjegjës, gjykatësi në Gjykatën e Tiranës që është i posaçëm nuk mund të lejonte shkrirjen e një fondacioni i cili ka hapur vetë një padi. O duhet të hiqte dorë nga padia ose të specifikonte se kujt do t'ia kalonte të drejtat. Atë që nuk e bëri gjykatësi përkatës, i ka futur ndonjë zarf të mirë, e bëri Drejtoria e Parandalimit të Patsrimit të Parave duke thënë se të drejtat i kalojnë kësaj, Gjykata e Apelit dhe ajo e Lartë nuk ja marrin parasysh. 

Gjykata e Lartë thotë është likujtuar. Është njësoj sikur ndërron emrin dikush të një kompanie dhe thotë nuk paguaj më taksat se nuk jam më ajo kompani që kam qenë. Ky vendim është marrë me para. Qershia mbi tortë është fillimi i arsyetimit të Gjykatës së Lartë, i Besnik Imeraj. 

"Pala paditëse, Fondacioni BESA është një organizatë jofitimprurëse që zhvillon aktivitetin e saj në fushën e dhënies së fondeve financiare duke respektuar dispozitat e legjislacionit në fuqi".

Këtë fjali e shkruajnë 5 anëtarë të Gjykatës së Lartë, edhe organizatë jo fitimprurëse, edhe zhvillon aktivitet në fushën e dhënies së fondeve finaciare, kredi me interes nga 22-28% dhe kjo quhet "veprimtari jofitimprurëse".

 

EMISIONET