"Ju flet Moska": Do të kemi juntë ushtarake, por në trajtë karikature

"Ju flet Moska": Do të kemi juntë ushtarake, por në

Deklarata e presidentit Ilir Meta se në vend po instalohet një juntë ushtarake ishte në fokus të analizës së emisionit të sotëm "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj në RTV Ora.

Myftaraj: U bë një javë që ku presidenti Ilir Meta bëri deklaratën e tij, nga më të fortat që ka bërë një kryertar shteti në historinë e shtetit shqiptar, deklaratën se vendi rrezikohen nga një juntë dhe se ai do të vetësakrifikohej për të shmangur këtë situatë.Nuk pritet që në Shqipëri të ketë një grusht shteti në kuptimin klasik. Në Shqipëri gjërat politike bëhen në trajtë karikature. Shumica e sotme parlamentare është e vetëdijshme se mandati i tretë qeverisës nuk mund të jetë një mandat i ardhur nga vullneti popullor, është e pabesueshme, sado e dobët të jetë opozita, në një vend me polarizim të madh ekonomik, shoqëria ëshë e ndarë në një humnerë mes dy grupeve.

EMISIONET