“Ju flet Moska”: Bajram Muça, oligarku i vetëkrijuar me shpërdorimin e ndihmave të huaja

“Ju flet Moska”: Bajram Muça, oligarku i vetëkrijuar me

Në emisionin “Ju flet Moska”, Kastriot Myftaraj ka folur për drejtorin e Fondit Besa, Bajram Muça. Ai e quan Muçën një oligark, i cili menaxhon paratë dhe ndihmat që të huajt japin për Shqipërinë.

Myftaraj thotë se ka 23 vjet që Bajram Muça është drejtor  dhe vazhdon të marrë para nga të huajt, por edhe nga fondet e qeverisë.

Kastriot Myftaraj: Sot do të flas për një nga oligarkët, një nga ata oligarkë që nuk duhet të ekzistonin. Them kështu sepse është një oligark i krijuar nga ato struktura që menaxhojnë ndihmat e huaja për Shqipërinë.

Personi të cilin guxoj ta quaj oligark dhe do ta them arsyen, quhet Bajram Muça, është drejtori i Fondit Besa. Fondi Besa ka lindur për të menaxhuar, për të kanalizuar ndihmën e huaj financiare për Shqipërinë. Përtej këtij emri Fondi Besa qëndrojnë shumë para. Sipas vetë faqes zyrtare të tij, Fondi Besa që nga viti 1994 dhe deri në 2016 ka dhënë 166574 kredi në tërësi me 54.95 mld lekë të reja ose 412 mln euro, ka 74 zyra e 464 punonjës. Vetëm tani që po flasim ka 29881 klinetë aktivë me një kredi të momentit që ka shpërndarë 6.97 mld lekë të reja ose 52 mln euro.

Problemi është se çelsi për të kuptuar këto organizma është se i kap një njeri dhe nuk i lëshon. Në 1994 Bajram Muça krijoi Departamentin e Mikrokredisë Urbane në kuadër të Fondit të Zhvillimit Shqiptar. Këtu e ka origjinën edhe Fondi Besa.

Bajram Muça ishte një ekonomist i ndërmarrjes bujqësore të Krujës me origjinë nga Skrapari.

Fondi i Zhvillimit Urban është pranë Këshillit të Ministrave pranë qeverisë dhe punon me ndihmën e huaj financiare dhe me fonde të qeverisë shqiptare. Që nga viti 1994 e drejton Bajram Muça, në vitin 1999 Fondacioni Soros themeloi Fondacionin Besa. Me këtë rast për tu bërë e mundur kjo, në 28 prill 1999 kur Shqipëria ishte e mbushur me refugjatë nga lufta e Kosovës të dëbuar nga Milloshevici, qeveria shqiptare në atë situatë krizë gjeti rastin të merrte një vendim të Këshillit të Ministrave nr 207 datë 28 .4.1999 që projektin e mikorkredisë urbane ta transferonte  nga Fondi i Zhvillimit Urban tek Fondacioni Besa që kishte si themelues Fondacionin Soros. Nga këto do përdorej një kredi e BB, 1 mld do jepte Soros-i dhe 29 mln BB. Por fondacioni Besa, që nga ajo kohë pati si drejtor zotin Bajram Muça që kishte patur edhe projekti i Mikrokredisë Urbane. Pas Fonacionit Besa në 2008 Brodi i Fondacionit Soros mori vendimin për ta shndërruar Fondacionin Besa nga OJF në kompani aksionare, që jepete edhe kredi. Çudia është se drejtor mbetet i njëjti, Bajram Muça.

Në 2008  Fonadcioni Besa merret vendim që të transformohet në Fondi Besa, institucion Financiar Jo-Bankë, i licensuar nga Fullani. Pra gruaja e Fullanit që ishte kryetare e Fondacionit Soros, Arjana Fullani i bën kërkesë burrit që të ndryshonte statusin e fondcionit që ta kthente në institucion jo bankë. Kjo binte në kundërshtim me ligjin, sepse veprimtaria e fondacioneve rregullohet sipas ligjit të OJF. Drejtor mbeti përsëri zoti Bajram Muça. 23 vjet drejtor, me të gjithë këto para 400 e ca milionë euro. Vazhdon merr para nga ndihmat e huaja, nga fondet e qeverisë shqiptare.

Lind pyetja a ka abuzuar ky njeri me fondet e huaja?

Nuk ka të tjerë që mund të emërohen nga bordi në këto detyra?! Bajram Muça e ka privatizuar, si ky Benet Beci Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Raportet e shërbimit inteligjent të huaj thonë se në kultivimin e drogës në Shqipëri janë përfshirë edhe agjencitë e mikrokredive, pra janë përdorur për të kultivuar drogën me këto farërat apo ujitjen.Agjencia më e madhe e mikrokreditit është Fondi Besa.  Sa është përfshirë Fondi Besa në këtë histori duhet parë, duhet të merret informacion, emrat e kreditorëve, sa nga këta janë arreëstuar për drogë, sa janë të dyshuar. Është një histori që kërkon një investigim,  i bëj thirrje edhe emisionit BOOM të bëjë një investigim këtu, të na japë  listën e plotë kush i ka marrë kreditë.

EMISIONET