Emisioni "Ju flet Moska" i Kastriot Myftaraj kishte në fokus të tij debatin e hapur më së fundmi për ndërtimin e HEC-eve në lumenjtë e vendit.

Në analizën e tij, Myfaraj e sheh disi të sponsorizuar lëvizjen mjedisore kundër HEC-eve nga shërbimet e vendeve ballkanike, si Serbia, të cilës i intereson që Shqipëria të mbetet klient i saj për blerjen e energjisë elektrike.

Myftaraj: Në Shqipëri ka arritur kulmin një lloj lëvizje mjedisore që ka të bëjë me  prodhimin e energjisë e cila e ka zanafillën e vet në ato lëvizjet kundër ndërtimit të TEC-eve me qymyr për të cilat aktivistët e këtyre grupimeve mjedisore thoshin se duhet të ndalohen rreptësisht për shkak se bota po shkon drejt energjisë së pastër.

Vazhdoi më tutje me të tjera procese të prodhimit të energjisë, çuditërisht edhe kur u fut energjia e pastër, kishte projekte për këtë si prodhimi i energjisë me anë të erës. Tani kjo lëvizje është kthyer në një lëvizje kundër ndërtimit të Hidrocentraleve në lumenjtë e Shqipërisë me arsyetimin se dëmtohet turizmi, bukuritë natyrore. Të gjithë këto argumente shumë të rëndësishme, por duhet të kemi parasysh dhe disa kontekste të tjera ndonëse në mënyrë të arsyeshme e mbështes kauzën e kësaj lëvizje mjedisore.

Arsyetimi im shkon diku përtej, jetojmë në një botë të ndërvarur. Është e lehtë të thuash të mbrojmë këtë kanion, këtë luginë për qëllime turizmi. Nëse do të ecnim thjesht me argumente të tilla nuk do të kishim asnjë Hidocentral në Shqipëri, sidomos ato të luginës së Drinit sepse diga e Fierzës, Komanit, Vaut të Dejës janë bërë në disa nga vendet më të bukura të luginës së Drinit. A është dëmtuar bukuria e tyre nga ndërtimi i këtyre digave? Pas digës vazhdon një liqen që ndoshta ka përmbytur..

Bukuritë e këtyre luginave janë të tilla që ti kur e ngre nivelin zbulon në lartësi bukuri më të mëdha. A mund të thotë dikush që bukuritë e luginës së Drinit të cilat i ka vënë në dukje ngritja e nivelit të ujit meritonin të dukeshin më pak sesa ato që janë përmbytur? Duke ecur me anije në luginën e Drinit, në pjesën e liqenit të krijuar nga ndërtimi i HEC-ve, nga kaskada, shikon bukuri të cilat nuk do të kishe mundësi ti shikoje drejtëpëdrejtë nëse nuk do të ishte përmbytur një pjesë e luginës së Drinit nga liqenet e HEC-ve.

Kjo çështje ka dhe një aspekt tjetër. Ekziston një treg energjitik rajonal ku ne jemi një klient i rëndësishëm. Shqipëria është një treg i rëndësishëm, blen qindra-milionë euro energji elektrike në vit. Energjia elektrike është një nga defiçitet e mëdha që shkakton defiçitin tonë në tregtinë e jashtme duke shtuar të tjerët.

Këto vende fqinje me të cilat kemi lidhje energjitike janë të interesuar të vazhdojë kjo gjendje, veçanërisht Serbia. Është e interesuar që ta ketë Shqipërinë njjë klient, e mira do të ishte që të ishim ne që ti shisnim Serbisë por realiteti është ndryshe. Derisa nuk do të kemi një linjë nëndetare dhe për të shkuarën e tillë, situata do të mbetet e tillë, ne do të jemi një klient i vendeve ballkanike. Në shtetet e tjera ka një harmonizim midis interesave strategjike të vendit dhe veprimtarisë së veprimeve të fshehta të këtij vendi.

Shërbimet e fshehta serbe dhe të vendeve të tjera të rajonit duke ditur interesin e bizneseve në vendin e tyre për të pasur Shqiërinë si klient energjitik do të bëjnë gjithçka që Shqipëria të mos rrisë prodhimin e energjisë. Jo se do të sabotojnë HEC-et dhe turbinat siç thuhej në filmat e kohës së Enver Hoxhës. Ka ndërruar metoda sot, përdoren disa OJF, lëvizje ambjentaliste dhe ekologjiste që dalin me disa argumente nga më të çarturat dhe thonë me një puritanizëm të skajshëm që të mos ndërtohen HEC-e në Vjosë, Osum. Me këto metoda ambjentalistr sabotuan ndërtimin e HEC-it të Skavicës, po të kishte ligje këtu hynin në burg ata që e bënë sepse ajo rregullonte të gjithë kaskadën e Drinit, plus prodhimi.

Janë disa procese si prodhimi i energjisë, ndërtimi i rrugëve që janë rregulluar kështu. Atyre që iu bie fati i keq të preken në dorën e parë kompensohen në mënyra të ndryshme dhe këtu ka vend për diskutim. Marrja e pozicioneve ekstreme është e papranueshme në një shoqëri të organizuar. Kush qëndron pas këtyre lëvizjeve që marrin pozita ekstreme ambjentaliste? A thua kanionet e Vjosës dhe Osumit qenkan më të rëndësishme se Portat e Hekurta në Danub, një nga bukuritë natyrore më të mëdha të botës dhe e para e mbrojtur në botë me ligj ndërkombëtar?Janë dy diga të mëdha HEC-esh. Mos të tregohemi kaq ekstremistë për këto kanionet, ato nuk do të zhduken. 

Aty do të jenë. Ndërtimi i HEC-eve zbulon dhe bukuri të tjera nga ndryshimi i nivelit të ujit.Nuk kam simpati për këta pronarët që po ndërtojnë me koncesion madje jam që shteti tu rrijë me "hanxhar" tek koka sepse pëlqejnë të përfitojnë duke mos paguar detyrime. Por që Shqipëria të bëhet një prodhues i energjisë së pastër është një interes styrategjik shtetëror kombëtar i të gjithë ne dhe këtu nuk duhet tepruar me argumenta ambjentaliste.


/Ora News.tv/