Apple ka konfirmuar dyshimet e pronarëve të iPhone për të zbuluar se do dalin jashtë funksionit modelet e vjetra.

Shumë konsumatorë kanë dyshuar gjatë se kompania po ngadalëson funksionin e tyre në mënyrë që ti bëjë të blejnë produktet e reja.

Apple ka njoftuar se gjithcka ka ndodhur prej performancës së baterisë që rëndohet me kalimin e kohës dhe shtoi se do donte ti jepte sa më shumë 'jetë' pajisjeve.

Kjo gjë është konfirmuar nga një përdorues i iPhone 6S që e kishte shumë të ngadaltë celularin derisa ndërroi baterinë.

Sajti teknologjik Geekbench analizoi se smartphonët kanë sjellë versione të ndryshme operimi që i kanë ngadalësuar funksionin e tyre gjatë përdorimit.

/Ora News.tv/