Këshilli Kombëtar i PD ka miratuar propozimin që anëtarë të këtij këshilli të jenë krahas ish-presidentëve dhe ish-kryeministrave edhe ish-kryetarëve të Kuvendit. Kjo i hap rrugë rikthimit të Jozefina Topallit në një nga organet më të larta të partisë, siç është Këshilli Kombëtar

Ky propozim ka ardhur nga anëtarët Edith Harxhi dhe Edvin Kulluri, ndërsa ka marrë edhe aprovimin e Lulzim Bashës. Ndryshimet statutore do t’i përcillen për miratim Kuvendit Kombëtar të PD, i cili mblidhet në 28 dhe 29 prill

Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli është një nga zërat kritikë ndaj Luzlim Bashës, pas vendimit për ta lënë jashtë listave të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e vitit të kaluar.

/Ora News.tv/