Joshua "ndez" duelin: Wilder ka frikë të përballet me mua sepse do përfundoj në parket

Joshua "ndez" duelin: Wilder ka frikë të përballet me

Pas fitores së titullit të WBO, Anthony Joshua është i gatshëm të përballet me kampionin e WBC, Deontay Wilder

Joshua shpreson që një marrëveshje mund të arrihet për të sjellë yllin e Shteteve të Bashkuara Wilder në Britani dhe u zotua se do bëhej kampion i padiskutueshëm pas triumfit ndaj Wilder.

"Dua që të jem i pamposhtur. Ju e dini atë që kam thënë pak ditë më parë. Fjala mbahet. Do të shohim se çfarë ndodh deri në fund të vitit 2018."-tha Joshua.

I pyetur për idenë që sfida të zhvillohej në Amerikë, Joshua shtoi: "Jo. Gjatë gjithë këtyre viteve, boksierët e Britanisë së Madhe u desh të shkonin në Amerikë, të gjithë duhet të kalonin një grumbull parash për të shkuar në Las Vegas, mund ta bëjmë në Londër, Wembley, Cardiff - Wshtë lokal. Ne jemi duke qëndruar këtu.

"Wilder, apo Tyson Fury? Nuk ka problem, vetëm di se kushdo që të jetë do ta hedh në tokë ".-tha britaniku për Sky Sports News.

Momentalisht as Joshua dhe as Wilder nuk kanë humbur asnjë duel në boksin profesionist.

EMISIONET