Tashmë është zyrtare. Anthony Joshua do të ndeshet me Joseph Parker për titujt IBF dhe WBA.

Siç ishte bërë publike dhe nga kampioni i botës në boksin e peshave të rënda, dueli mes anglezit dhe boksierit nga Zelanda e Re do të zhvillohet më 31 mars në arenën e Cardiff.

Joshua është kampion në IBF dhe WBA, ndërsa Parker kampion në WBO.

Stadiumi i Cardiffit do të jetë sërish arena e Joshua, i cili në nëntor mbrojti titullin ndaj Carlos Takam.

E kryer”,-shkruan Eddie Hearn, promoter i Joshua.

Është hera e parë që dy kampion të peshave të rënda takohen në Britani”,- shton ai.

/Ora News.tv/