Të thyesh xhamat për të të ecur mbarë dhe për t’i thyer të marrësh një kampion boksi.

Anthony Joshua ishte i ftuar nderi në ceremoninë e hapjes së dyqanit më të ri të kompanisë amerikane “Under Armour” në kryeqytetin hollandez të Amsterdamit.

Kjo kompani është një nga sponsorët e boksierit britanik, ndaj kjo prani e Joshua në Amsterdam ishte e planifikuar, si pjesë e kontratës.

Në ceremoninë ku ishin të ftuar shumë figura të njohura të botës së artit dhe jo vetëm, Joshua “u armatos” me dorezat e tij të boksit dhe në përfundim të numërimit mbrapsht goditi në drejtim të xhamave të dyqanit, rit ky që sipas drejtuesve të kompanisë do të sjellë shumë shitje.



/Ora News.tv/