Joshua "i përvishet" rivalëve: Gjërat zgjidhen në ring jo përmes bisedimeve

Joshua "i përvishet" rivalëve: Gjërat zgjidhen në

Thashethemet e shumta rreth një dueli mes tij dhe kampionëve Deontay Wilder e Tyson Fury e kanë detyruar boksierin britanik Anthony Joshua për të reaguar sot ndaj dy personave që e “kërcënojnë” dhe kërkojnë me ngulm në ring, duke u shprehur se gjërat nuk zgjidhen me bisedime por me sfida në ring.

Kur je boksier, nuk mund të anashkalosh disa gjëra. Rivalët e mi flasin shumë. Ndonjëherë fjalët përdoren si karikim, por kur i dëgjon shpesh ato, duhet t’i lësh të rrjedhin pas shpine edhe pse të vrasin. Edhe pse po tregohem shumë profesionist, nuk i anashkaloj dot, pasi kam instiktin e luftëtarit. Ndonjëherë duhet të tregohesh i mirë, por ndonjëherë është mirë t’i ballafaqosh me këta tipa dhe kjo është ajo që unë po pres me padurim.

“Unë shpresoj që Tyson Fury të rikuperohet sa më shpejt dhe të jetë gati për të dueluar sa më shpejt. Për sa i përket Wilder, ne jemi duke negociuar për një përballje dhe ta zhvillojmë këtë sfidë. Njerëzit flasin shumë, por është më mirë që ne t’u japim fund fjalëve duke u përballur në një duel”,-tha Joshua në një intervistë për “Sky Sport”.

Në karrierën e tij si profesionist, Joshua ka regjistruar 21 fitore e asnjë humbje dhe është kampion bote në peshat e rënda në kategoritë IBF, WBA dhe WBO.

EMISIONET