Jose Mourinho: Ja pse nuk kam frikë nga shkarkimi

Jose Mourinho: Ja pse nuk kam frikë nga shkarkimi

E ardhmja e Jose Mourinho në stolin e skuadrës së Manchester United është prej kohësh në pikëpyetje, por tekniku luzitan është i bindur se "jetëgjatësia" e tij në "Old Trafford" do të vijoj për shumë gjatë.

"Nëse ata më largojnë, a keni ndonjë ide se sa para do të duhet të më japin ?! Ata thonë se unë jam në rrezik, por unë nuk mendoj kështu."-tha Mourinho për "La Repubblica".

United ka humbur dy nga katër ndeshjet e para të sezonit 2018-19 dhe humbja në javën e tretë 3-0 ndaj Tottenham Hotspur lëkundi disi pozitat e Mourinho te "Djajtë e Kuq". Marrëveshja aktuale e Mourinhos me Unitedin do të vazhdojë deri në vitin 2020, me mundësinë e rinovimit edhe për një vit tjetër.

EMISIONET