Sulmuesi i PSG, Neymar Jr është akuzuar nga mbrojtësi i Marseille, Jordan Amavi, se braziliani i kërkon vetë ndërhyrjet e ashpra, ku gjatë ndeshjes ka pësuar disa herë.

Braziliani u detyrua të lejë fushë në ndeshjen ndaj Marsejës ku PSG fitoi 3-0.

Drejt asit të Brazilit, lojtarët e Marseille kanë bërë 8 ndërhyrjë të parregullta për 10 minuta. Mbrojtësi i Marsejë, Jordan Amavi, ka thënë se lojtari kërkon vetë problemet në fushë.

Në një intervistë për RMC ai e ka shpjeguar pse Neymar i meriton ndërhyrjet e ashpra.

"Ne luajmë normalisht kundër Neymar dhe çdo futbollisti. Por e pamë se ai i kërkon ato gjëra (ndërhyrjet) ".

"Jam duke thënë atë që pashë në fushë. Ai e largonte topin në moment kur ne afroheshim"

"Çfarë priste ai? "Personalisht, unë nuk e di, mendoj se ai e kërkon vetë. Ai korri atë që mbolli ".

Mësohet se lojtarët e Marsejë janë ankuar të gjyqtari gjatë ndeshjes për Neymarin.

Brazilianit iu desh ta lërë fushën me barelë, ndërsa ka shumë mundësi që të luajë kundër Real Madridit ndeshjen e kthimit në Champions League.

/Ora News.tv/