John Cena i premton Nikki Bellas se do t'i japë një fëmijë

Nikki Bella u ul me John Cena për të diskutuar marrëdhëniet e tyre në episodin e së dielës së Total Bellas.

Yjet e WWE u ulën duke ngrënë darkë së bashku pas lajmit se i kishinë dhënë fund marrëdhënies së tyre.

"Nuk mund të të nxjerr nga jeta ime. Marrëdhënia, sidomos martesa është një sakrificë dhe unë do ta bëj këtë sakrificë për ju. Unë do të jap një fëmijë,"-i premtoi mundësi të dashurës së tij.

Çifti u nda pak kohë më parë pas Nikki shprehu dëshirën për tu bërë nënë por John nuk ishte ende gati.

Cena shtoi se do ti nënshtrohej një kirurgjie për ti plotësuar dëshirën Nikkit: "E di. Unë fizikisht nuk mund të kem fëmijë. Por do të them se jam i gatshëm ti nënshtrohem një kirurgjie e të bëhem baba."

Fillimisht Bella nuk e besoi, duke u shprehur: Je i sigurtë? Do të ndryshosh mendje?

Por John ishte mëse i sigurtë në vendimin që mori duke iu përgjigjur: "Nuk do të ndryshoj mendje. Unë kurrë nuk do të them diçka të tillë."

Çifti mbaroi diskutimin duke shkëmbyer një puthje.



EMISIONET