John Bolton paralajmëron Iranin se 'do paguajë ferrin' nëse kalon masën

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shteteve të Bashkuara John Bolton ka paralajmëruar sundimtarët e Iranit se do të ketë "ferr për të paguar" nëse dëmtojnë SHBA, qytetarët e saj, apo aleatët.

Komentet e tij erdhën disa orë pasi presidenti Donald Trump akuzoi Iranin për mbjelljen e "kaosit, vdekjes dhe shkatërrimit" në të gjithë Lindjen e Mesme.

Presidenti iranian Hassan Rouhani u përgjigj duke kritikuar administratën Trump për armiqësinë e saj.

SHBA kohët e fundit vendosën sanksione pas largimit nga marrëveshja bërthamore e Iranit 2015.

Marrëveshja, e negociuar nga ish-Presidenti Barak Obama, e pa Iranin të kufizonte aktivitetet e saj bërthamore në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.

Trump beson se presioni i përtërirë ekonomik do ta detyrojë Iranin të bjerë dakord për një marrëveshje të re.

Bolton tha se "regjimi vrastar" i "mullahëve në Teheran" do të ballafaqohej me pasoja të rëndësishme në qoftë se ata vazhdonin të "gënjejnë dhe mashtrojnë".

Ish-i dërguari i SHBA në OKB po fliste në një konferencë anti-Iran në Nju Jork të martën.

"Nëse na kalon, aleatët tanë, ose partnerët tanë, nëse i dëmton qytetarët tanë," tha ai, "me të vërtetë do të ketë xhehennem (ferr) për të paguar".

"Lëreni sot mesazhin tim të qartë: po shikojmë dhe do të vijmë pas jush".

Bolton, i cili ka argumentuar për veprime ushtarake kundër Iranit në të kaluarën, tha se SHBA do të ishin agresive në zbatimin e sanksioneve ekonomike.

EMISIONET