Kolegji Zgjedhor hodhi poshtë sot kërkesën e Partisë Uniteti Kombëtar për çregjistrimin nga zgjedhjet e 30 qershorit, duke lënë në fuqi vendimin e KQZ-së dhe duke rrëzuar dekretin e Presidentit që anulonte zgjedhjet vendore.

‘Zgjidhja’ e kishte mbështetur vendimin e kreut të shtetit si një akt politik pozitiv, që u jepte kohë palëve politike për t’u ulur dhe për të gjetur një zgjidhje paqësore, si e vetmja rrugë e mençur dhe e duhur që duhej bërë në këtë situatë.

Por qeveria e Rilindjes e dogji edhe këtë mundësi për t’i dhënë vendit një zgjidhje politike. Ajo nuk iu përgjigj thirrjes për një Pakt të madh Kombëtar, për një marrëveshje gjithëpërfshirëse, që do të niste reformimin e madh politik dhe demokratizues. 

 ‘Zgjidhja’ këmbëngul se 30 qershori duhet shmangur me çdo kusht. Vendi nuk ka nevojë për votime farsë, por për një zgjidhje politike afatgjatë. Ajo do të mbështesë, në ditët në vijim, çdo projekt që çon në reformimin e kushtetutës dhe të zgjedhjeve dhe që u ofron shqiptarëve jo një rotacion pushteti, por demokratizimin e Shqipërisë.

/Ora News.tv/