Jo HEC-eve në Valbonë, "V" gjigande që ndriçoi sheshin "Skëndërbej"

Një "V" gjigande është ngritur mbrëmjen e sotme në sheshin "Skëndërbej" për mbrojtjen e Parkut Kombëtar të Valbonës, kundër ndërtimit të HEC-eve.

Protesta simbolike është në vazhdën e një serie protestash të zhvilluar nga banorë të zonës dhe shoqëria civile.

Në mars të këtij viti, Gjykata Administrative vendosi për vazhdimin e ndërtimit të HEC-eve në Valbonë, duke rrëzuar padinë e banorëve të Tropojës për ndërprerjen e punimeve.

27 banorë të Dragobisë dhe shoqata TOKA kishin dorëzuar në Gjykatën Administrative një padi për anulimin e vendimit të KKT për lejen e ndërtimit të 2 HEC-eve në Valbonë.

Shikoni të gjitha FOTOT duke klikuar këtu

EMISIONET