Aktori i famshëm i Hollywood, Jim Carrey ka mbyllur llogarinë e tij në Facebook dhe ka nxjerrë në shitje aksionet e tij që ka në këtë rrjet social. Lajmi e ka bërë të ditur me anë të një postimi në Twitter.

Aktori u shpreh se ky vendim ka ardhur për shkak të ndërhyjes ruse në zgjedhjet presidenciale.

"Unë jam duke nxjerrë në shitje aksionet e mia në Facebook dhe do mbyll llogarinë time. Sepse Facebook ka përfituar nga ndërhyrja e Rusisë në zgjedhjet tona  dhe ende nuk kanë bërë mjaftueshëm për ta ndalur atë."

Carrey i ka bërë thirrje të gjithë fansave të tij që të bëjnë të njëjtin veprim si ai.

"I inkurajoj të gjithë investitorët e tjerë që kujdesen për të ardhmen tonë të bëjnë të njëjtën gjë. Unfriend Facebook."

Ai ka shoqëruar postimin me një foto të Mark Zuckenberg me buton 'Unlike' me logon e 'Facebook'.

/Ora News.tv/