A jetohet pa qenë zëvendës/Ministre? Përgjigjia epike e Malaj

A jetohet pa qenë zëvendës/Ministre? Përgjigjia epike e

Deputetja Nora Malaj, ishte personazhi i BOOM për këtë të premte. Teksa jemi mësuar që prej vitesh ta shohim si zëvëndës/ministre, ajo rrëfeu sesi është jeta pa pasur një post.

"Nuk është 20, janë 10 vitet e fundit. Isha zëvëndës.ministre deri ditën që hyra në parlament.Është një psot që je në zëvëndësim të Ministrit, nuk ke asnjë lloj kompetence.Të gjithë të thërrasin, të gjithë të kërkojnë që nga kryetari i partisë, nënkryetarja. Të kërkon kryetari i qeverisë, të kërkon Ministri, vetëm bashkëshorti duhet të prezë rradhën që të kërkojë. Është i vetmi pozicion pa asnjë përshkrim pune.

Jetohet pa qenë zëvëndës/ministre?

"Jetohet pa çdo lloj posti po nuk jetohet ka këtë solidaritet njerëzor".

E pyetur sesi e shikon ajo brezin e sotëm, Malaj u përgjigj:

"Brezi i sotëm është një brez shumë interesant që ja vlen për tu studiuar, sociologët dhe psikologët nuk e kanë përfunduar studimin akoma. Ne nuk kemi të drejtë të mohojmë brezat as të vlerësojmë brezat, kemi detyrim të ndihmojmë brezat".

EMISIONET