“Jetë” rrobave të përdorura

“Jetë” rrobave të përdorura

Solidariteti tregohet duke ndarë edhe diçka që nuk ka shërben më. Mbi këto moto Qytetarë shkodranë iu bashkuan masivisht një nisme të studentëve të Universitetit "Luigj Gurakuqi", “Jepuni jetë rrobave që nuk i përdorni”.  Kontributet do të shkojnë të gjitha për familjet në nevojë.

“Jepuni jetë rrobave që nuk i përdorni”, ishte një nismë fillimisht mes studentëve të fakultetit ekononik të universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër.

Por nuk vonoi të gjejë mbështetjen masive të shkollave dhe qytetareve shkodranë.

Pas rrugëtimit në disa institucione arsimore, finalizimi u bë në pedonalen “28 Nëntori”, aty ku çdo qytetar dhuroj rrobat apo lodrat e fëmijeve që nuk i përdor më.

I tillë ishte edhe rasti i këtyre dy vogëlusheve që sollën rrobat e tyre.

Studentët janë të kënaqur nga përgjigjia që qytetarët i bënë thirrjes së tyre, ndërsa tregojnë se i gjithë ky kontribut do të shkojë për familjet në nevojë.

Mbështetje për të rinjtë ishin edhe pedagogët e Universitetit, të cilët synojnë që angazhimi i tyre në shoqëri të jetë i gjithëanshëm.

EMISIONET