Pasioni për pikturën e mban gjallë ndërsa vetëm vdekja mund ta ndajë prej saj. Këto janë fjalët që të nguliten në mëndje kur bisedon me piktorin e talentuar nga qyteti liqenor.

Personazhi ynë është Qemal Guri, piktori i telajos i cili prej mëse 32 vitesh jetën e ka përkushtuar në penelin e telajos.

Gjithçka që ai pikturon është e lidhur ngushtë me natyrën dhe peizazhin e Pogradecit por jo vetëm. Babai e regjistroi në shkollën teknike të minierës edhe pse talenti i 55-vjecarit flinte diku tjetër.

Teksa ndoqi rrugëtimin e dëshirës së prindërve, Qemali vizatonte çdo sekondë deri në momentin që mësuesja e tij e cila zbuloi talentin.

Qemal Guri: Profesorja që na jepte gjuhën ruse bëri të pamundurën që unë të spostohesha nga shkolla e minierës të kaloj në shkollën e artit në Korçë.

Mjeshtëria në pikturat e tij të lenë pa fjalë. Portretet apo edhe natyra janë të hedhura në telajo ka tërhequr edhe vëmendjen e turistëve. Çmimet janë modeste pasi piktori pogradecar thotë se pikturon për pasion.

Qemal Guri: Po ti vesh re çmimet nuk sigron dot të ardhura.

Jeta e tij  nuk ka qenë aspak e lehtë por pasioni i tij për të pikturuar nuk është ndalur asnjëherë pavarësisht kësaj.

Qemal Guri: Kemi ikur nëpërmjet kufirit, atëhere kufiri ruhej nga ushtarët.

Teksa vijojmë bisedën, Qemali me keqardhje pohon se brezi i ri ende nuk I di vlerat e pikturës. Ndërsa kalojnë buzë rrugës ata qëndrojnë me indiferentizëm ndaj talentin pa kuptuar vlerat që mbartin ato brenda saj

Qemal Guri: Më për të ardhur keq është brezi i ri.

Qemal Guri është piktor mjaft i njohur për qytetin liqenor ndërsa ka qenë fitues i mjaft konkurseve në mbarë vendin. Pikturat e tij të hedhura në telajo janë të rralla të punuara mjeshtërisht ku çdokush që ka vizituar fshatin e Teta Ollgës por jo vetëm është pothuajse e pamundur të largohen pa marrë një pikturë prej tij.





/Ora News.tv/