Mësimi që Ermira Gjata ka marrë nga jeta: Të dish të duash njeriun

Mësimi që Ermira Gjata ka marrë nga jeta: Të dish të

Aktorja e njohur shqiptare, Ermira Gjata ka folur për kuptimin e thënies 'Jeta duhet jetuar në mënyrë të sinqertë' gjatë intervistës për emisionin Arkapia.

Prej vitesh pedagoge në Universitetin e Arteve, ndërsa tani po merret më shumë me atë pasi dëshiron të harrojë dhe të zhytet në realitetin që i pëlqen.

Pjesë nga biseda

Elsa Demo: Jeta duhet jetuar vetëm në mënyrë të sinqertë. Cili është ky kuptim për ju?

Ermira Gjata: Në një farë mënyre, edhe unë si Mirë jam dakort sepse po fillove të merresh me kujtimet, nuk jeton të ardhmen, po u more shumë me të kaluarën, Duhet parë përpara në formë pozitive për ta shijuar atë që ke sot.

Unë jam vetë njeri që kam pësuar ngjarje shumë të hidhura, por përpiqem të shoh përpara. Nuk kthehem mbrapa, rallë. Të jetoj të sotmen dhe të shikoj përpara. Kjo është dhe arsyeja që unë po merrem shumë këtë periudhë me teatër. Të harrohem në realitetin që më pëlqen mua, dhe aty ka mundësi të lodhem, të lodhem, deri në rraskapitje. Këtu kam arritur. Të tjerat nuk më bëjnë më përshtypje fare. Asgjë.

Elsa Demo: Cili është mësimi më i madh që keni marrë nga jeta?

Ermira Gjata: Të duash njeriun. Dashuria për njeriun është më e madhe nga të gjitha. Ajo të bën tolerant dhe qytetar. Të dish të duash njeriun.

Elsa Demo: Ia keni gjetur kuptimin miqësisë?

Ermira Gjata: Në disa raste po. Kam ca mikesha që s’do ti harroj gjithë jetën time. Që më kanë mbështetur fort dhe më janë gjendur në çdo moment. Sepse mikeshë shoqe është ajo që të vjen në 2 të natës kur ti ke një hall dhe mua më kanë ardhur.

EMISIONET