Jeta dhe veprimtaria e Ismail Qemalit ekspozohet te Muzeu

Jeta dhe veprimtaria e Ismail Qemalit ekspozohet te Muzeu

Dorëshkrime të hershme në të cilat Ismail Qemali mbante të gjallë komunikimin për shpalljen e Shqipërisë si shtet i pavarur janë pjesë e ekspozitës së çelur në Tiranë.

 “Rrugëtimi i Ismail Qemalit ndër vite”, titullohet ekspozita e çelur në kuadër të 100 vjetorit të vdekjes se Kryeministrit të parë të shtetit shqiptar.

Pjesë e saj janë edhe dokumente të rëndësishme të periudhës se pushtimit otoman e diplomacisë së tij.

Dorian Koçi, drejtori i Muzeut Kombëtar shprehet se kjo punë në nder të Ismail Qemalit është detyrë e të gjithë institucioneve për të vlerësuar figurën e tij.

Dorian Koçi: Ky vit për Muzeun Historik Kombëtar do të jetë viti që do ti përkushtohet edhe figurës së Ismail Qemalit. Është një ekspozitë e cila është shtrirë në kohë dhe hapësirë gjatë gjithë jetës të veprimtarisë së Ismail Qemalit me foto nga aktivitete të tij që në moshën 27 vjeçare dhe ecën në mënyrë kronologjike deri tek ngjarjet më të rëndësishme që kanë shënjuar jetën e tij si pjesmarrja në parlamentin osman, arratisja e tij në Perëndim. Ekspozita hapet në bashkëpunim dhe me Arkivin e Shtetit.

"Rrugëtimi i Ismail Qemalit ndër vite" erdhi si pjesë e ekspozitës dhe konferencës shkencore, organizuar nga Muzeu Historik Kombëtar dhe Arkivi i Shtetit për vlerësimin e tij si burre shteti dhe kontributin në procesin e shtetformimit në kuader të kremtimit të 100 vjetorit të vdekjes.

EMISIONET