Jeta 10 muaj pa celular! Zbuloni si mund të ndikojë në jetën tuaj

Producenti i njohur Simon Cowell mund të jetë më i lumtur këto ditë pasi ka hequr dorë nga përdorimi i celularit.

Juristi 58-vjecar i disa prej shfaqjeve më të mëdha në Amerikë ka zbuluar se ka muaj që nuk përdor mesazhet, email-et apo telefonatat.

"Nuk kam përdorur celular për 10 muaj. Ndryshimi që më bëri ishte se u bëra më i vetëdijshëm për njerëzit rreth meje dhe më i fokusuar. Gjëja për të cilën zemërohem më shumë është kur të gjithë në një takim janë të përqendruar të telefonat e tyre. Ndoshta kam qenë edhe unë në atë pikë më përpara. Thjesht nuk përqendrohesh. Ka qenë një gjë kaq e mirë për shëndetin tim mendor. Është një përvojë shumë e çuditshme, por me të vërtetë e mirë dhe kjo më ka bërë absolutisht më të lumtur", tha ai për Dailymail.

Në tetor të vitit 2017, Cowell pësoi një rënie nga shkallët në shtëpinë e tij në Londër. Aksidenti që mund ti shkaktonte dëme serioze e detyroi të bënte ndryshime në jetëne  tij si lënia e alkoolit dhe cigares.

EMISIONET