Jeremiç zbulon planin e Vuçiqit për Kosovën

Jeremiç zbulon planin e Vuçiqit për Kosovën

Kryetari i Partisë Popullore, Vuk Jermiç, ka bërë kritika të reja për atë që ai beson se është plani i presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, në lidhje me zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Kreu i Partisë Popullore, Vuk Jeremiç, ka shfaqur shqetësimin e tij për mënyrën se si Qeveria e Beogradit i trajton temat më në interes, si statusi i ardhshëm i Kosovës dhe ruajtja e Republika Srpska-s.

“Viti 2019, qeveria në Serbi po bëhet gati ta nënshkruajë marrëveshjen e kufijve me Kosovën, duke dhënë nënshkrimin e garancisë që Kosovës t’i mundësohet anëtarësimi në bashkësitë ndërkombëtare dhe direkt krijimi i Shqipërisë së Madhe”, deklaroi Jeremiç në njoftimin e publikuar nga Partia Popullore.

Ai ka shtuar se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është mësuar me praktikën e ish-presidentit të ish-Jugosllavisë, Slobodan Miloseviç, andaj nuk do t’ia lejojë vetes që të “lavdërohet nga perëndimi duke e ditur se zgjasin shkurt”.

“Pas dorëzimit të Kosovës, do të ofrojë bashkëpunim të afërt edhe për funksionalizimin e Bosnjës e Hercegovinës”, shtoi ai.

Jermiq ka theksuar se Evropa është në rrezik nga migrimet e reja nga Lindja e Mesme dhe zgjerimit të ekstremizmit. 

EMISIONET