Jep dorëheqjen kreu i OMONIA-s

Jep dorëheqjen kreu i OMONIA-s

Dorehiqet nga kreu i Omonies, Leonidha Papa. Permes nje deklarate te bere publike ne faqen e tij ne Fb, ne oret e vona të së dieles Papa, i cili u zgjodh ne krye te Omonies në janar 2015 bën publike se çfare e ka detyruar atë të jape dorëheqjen nga kryetar i Pergjithshem i Omonies.

Statusi në Facebook

“Informoj anëtarët dhe simpatizantet e Omonias, se përpjekjet  personale për riorganizim, me propozime që kam gjykuar se do sjellin bashkimin e bashkatdhetarëve tanë, duke e shndërruar  organizatën si shtëpine e përbashkët e të gjithë minoritareve greke dhe në veçanti për të përballur aspiratat, nuk gjetën mbeshtetjen e dëshiruar,  jap doreheqjen  nga posti i Kryetarit te Pergjithshem, duke i lene përgjegjësinë e perfaqesimit deri në zgjedhjet e ardhshme zv kryetarit z, Fredi Beleri.

Me lejoni të ndaj  me ju, krenarinë e perpjekjeve dhe aritjeve tona gjatë këtij tre vjecari. Në këtë mandat, Omonia ishte e pranishme si kurrë më parë ne të gjitha çështjet në lidhje me komunitetin tonë, duke paraqitur propozimet e veta, qeverise Shqiptare, Greke si dhe përfaqësuesve te faktorit nderkombetar. Promovoi vlerat e këtij komuniteti duke derguar mesazhe në çdo drejtim, se minoriteti  Etnik Grek në Shqiperi nuk është një pakicë e harruar dhe e disponueshme për konsumim, por një pjesë e konsiderueshme e rajonit dhe e Helenizmit Ekumenik.

Falënderoj dhe përgëzoj te gjithe ata, ato që kanë qenë te angazhuar ne këto përpjekje, veçanërisht të rinjtë. Ata që kanë  emigraur në Greqi por nuk braktisën vendlindjen dhe origjinen e tyre  dhe sidomos ata që këmbëngulin  të ndërtojnë jetën e tyre këtu, duke mos iu bindur sirenave te çrrenjosjes.

Kërkoj ndjese nga te gjithe ata që me fjale ose vepra i kam mërzitur dhe nga ata  qe ishin në pritje të një kauze ndryshe

Nuk mund ta fsheh hidhërimi tim për sjelljen e disa drejtuesve qe e konsideronin dhe vazhdojnë të shohin Omonian si dyqanin e tyre, duke demonizuar çdokush qe nuk i shërben "bisnesit" te tyre. Gjithashtu shpreh shqetësimin tim për të ardhmen e organizatës, meqenëse egoizmat personale po mbytin logjiken e thjeshte dhe misionin esencial të organizatës.

Me statutin e tanishem, kryetari nuk ka të drejten e asnjë vendimarrjeje por për të zbatuar vendimet e Këshillit të Përgjithshme. Largimi im nuk duhet të interpretohet si një braktisje, përkundrazi është një përpjekje me e madhe për të rritur ndërgjegjësimin dhe per të lehtësuar një riorganizim me pjesmarjen e çdo anetari, me maturi dhe pa nxitime.

Le të mbyllim një sy dhe një vesh tek ato që na ndajnë. Janë më shumë dhe me  thelbësore ato që na bashkojnë. Shigjetari kur mbyll një sy, arrin më mirë shenjestren. Kjo në asnjë mënyrë nuk do të thotë se nëse do të mbyllë  të dy sytë, do t’ja dale me sukses.

Mir u takofshim ne betejat e ardheshme!

Leonidas Papas

 Sarandë, 22 prill 2018”.

EMISIONET