Jennifer Garner në kishë me nënën e Ben Affleck

Jennifer Garner bëri pak pushim nga turneu promovues i filmit të saj më të ri 'Peppermint' për të kaluar të dielën me fëmijët dhe ish-vjehrrën e saj.

46-vjeçarja u filmua mëngjesin e së dielës në Los Angelos duke shkuar në kishë me familjen e saj ndërsa ish-bashkëshorti Ben përfundoi trajtimin në një qendër rehabilitimi.

Nëna e Affleck, Christine, u bashkua me ish-nusen e saj dhe tre nipërit e saj për në shërbesën fetare.

Jen dukej shumë e qeshur dhe e lumtur.

Ajo zgjodhi një veshje të thjeshtë. Aktorja mbante veshur një triko të bardhë dhe fund të zi ndërsa flokët i kishte të lagura dhe dukej sikur sapo kishte dalë nga dushi.

Jennifer shoqërohej nga fëmijët e saj Violet, 12  vjeç, Samuel, 6 dhe Seraphina, 9 vjeç.

EMISIONET