Jeni bashkë ti dhe Jen? Brad Pitt i përgjigjet paparacit për "romancën" me ish-gruan

Jeni bashkë ti dhe Jen? Brad Pitt i përgjigjet paparacit për

Brad Pitt ka vendosur të flasë për spekulimet se do të ribashkohet me Jennifer Aniston. Kur u pyet nëse do të rinisë romancën me ish-gruan, babai i gjashtë fëmijëve dha përgjigjen ideale.

Më 3 maj, një paparac që po fotografonte aktorin i tha: "Më duhet të të pyes, të gjithë duan ta dinë, a jeni bashkë ti dhe Jen?"

Brad nuk e injoroi sic ndodh zakonisht me paparacët, por i tha: "Oh Zot i Madh. Në rregull, kalofsh një ditë të bukur".

Kështu aktori e la sërish situatën në dilemë për të gjithë. Kujtojmë se të dy i dhanë fund martesës në vitin 2005, por më 9 shkurt të këtij viti janë parë pranë. Madje aktori befasoi Jennifer me një dhuratë me vlerë 79 milionë dollarë në 50 vjetorin e ditëlindjes së saj.

Dhurata ishte padyshim e veçantë.

Shtëpia ku ata jetonin së bashku para se të ndaheshin në Beverly Hills u shit. Dhe humbja e shtëpisë së tyre të ëndrrave përkeqësoi dhimbjen e divorcit për Aniston.

Por duket se ky nuk është më një problem tani pasi Brad bleu shtëpinë për 79 milionë dollarë, vetëm për t'ja dhuruar Jennifer.

EMISIONET